TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Janar 2024, 18:01

Sërish protestë për Berishën, Spaho: Bashkohuni me ne, vetëm rezistenca e rrëzon Ramën

Shkruar nga Pamfleti

Sërish protestë për Berishën, Spaho: Bashkohuni me ne,

Qindra qytetarë kanë dalë sërish në protestë të cilët vijojnë të mblidhen në rrugicën poshtë banesës së ish-kryeministrit Berisha. Ai ndodhet në masën “arrest shtëpie” pas akuzave për ish-kompleksin “Partizani”.

Deputeti Edmond Spaho i është bashkuar tubimit dhe fton të gjithë intelektualë, shtresën e mesme dhe përfaqësues të shoqërisë civile që të bashkohen me ta.

“Duhet të na bashkoheni në këtë betejë. Mos prisni që e keqja do trokasë në dyert tuaja. Të gjithë ata që heshtin e shikojnë, unë ju them, lëvizni e bashkohuni me ne. Me rezistencë do rrëzojmë diktaturën", tha deputeti i PD.

Lini një Përgjigje