TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Janar 2024, 11:50

8 Janari: Hakmarrja e Sali Berishës ndaj PD-së që nuk iu bë mburojë

Shkruar nga Pamfleti
8 Janari: Hakmarrja e Sali Berishës ndaj PD-së që nuk iu bë
Sulmi ndaj PD-së më 8 janar 2022 /

Berisha, si pashai i frustruar i Kështjellës së Kadaresë, derdhi gjithë mllefin e tij ndaj asaj godine, me qëllimin për të trembur edhe fëmijët në djep. Por karma is a bitch!

U mbushën 2 vjet nga sulmi barbar, mesjetar, por nga ana tjetër edhe pa asnjë logjikë i Sali Berishës mbi godinën e Partisë Demokratike.

Hunj, shtiza, shkallë, deshër metalikë e vegla të tjera mesjetare, u sulën mbi selinë ku sot Sali Berisha ka vendosur zyrat e tij, prej dy vjetësh.

Të gjithë e mbajnë mend atë skenë të tmerrshme të një sherri tribal, që natyrisht nuk kishte asnjë arsye përse të zhvillohej. Kjo pasi, në pak muaj, Sali Berisha jo vetëm hyri në ish-godinën e SHQUP-it që në 2013 PD e mori në përdorim, por edhe i largoi të gjithë njerëzit e Lulzim Bashës, Të cilët kanë marrë një tjetër godinë me qira, afër selisë së kryesisë së Kuvendit.

Askush nuk arrinte të kuptonte tërë atë tmerr që të kujtonte filmat e mesjetës, e ku protagonistë ishin pjesa e bandës së armatosur të Sali Berishës, të cilët si edhe në herët e tjera, ranë në një grackë të madhe.

Pasi, thuajse të gjithë u filmuan, u shënjestruan, e pjesa më e madhe e tyre u shpallën Non- Grata nga ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe, së bashku me Sali Berishën.

Kushdo që ka dy pare mend në kokë e kuptonte se zallamahia e 8 janarit 2022, nuk ishte gjë tjetër veçse një sulm kamikaz i pamenduar. Një egërsi që jo vetëm nuk do të sillte asnjë favor për Sali Berishën dhe foltoren e tij, por ça është më e keqja, do t’i dëmtonte edhe më shumë.

Po përse atëherë Berisha e ndërmori atë akt kamikaz? Shpjegimi është një dhe duke njohur veprimet dhe aktet që gjithmonë ka marrë gjatë jetës së tij politike.

Sali Berisha, e ka nisur dhe nuk është ndalur së përdoruri vetëm një mjet në politikë. Forcën, sipas parimit: hekuri rrihet sa është i nxehtë. E me këtë taktikë, pra me përdorimin e forcës, përveçse ka folur politikisht ndaj kundërshtarit, ka frikësuar edhe të tjerët brenda oporrit të tij politik që të mos ngrinin krye.

Të njëjtën logjikë Sali Berisha ndoqi që në fillim në Partinë Demokratike kur përjashtoi kritikët e tij që nga mocionistët, e deri tek djathtistët e Kalakulës. Dhuna e egërsia ndaj familjarëve të kundërshtarëve i doli në faqe, pasi gati 90 përqind e viktimave, që nga i ndjeri Gramoz Pashko, të cilit, i çoi horrat edhe në familje, ua puthi dorën në vitin 2005.

“Gjeneral” Arben Imami, që i bëri benë në vitin 1997, në 2005-n u bë njëherë shefi i kabinetit që i firmosi të gjitha prapësitë, duke nisur nga rikthimi i Gazidedes; e më pas ministri privatizimit të klubit Partizani, ku sipas gjitha gjasave do të jetë pjesë e procesit me shefin e tij. Për të vazhduar me Neritan Cekën, që i qurravitet akoma vetëm se e bëri këshilltar për kulturën, ku nuk dihet se çfarë i di doktori profesorit, Preç Zogaj që e ka kthyer xhaketën gjithë jetën e tij etj etj.

Pra, Sali Berisha, e ka provuar në përvojën e tij se kur ia q* këtij mileti, jo vetëm nuk ndodh gjë, por të duan më shumë. Ndaj vrau më 21 janar 2011, për të ushtruar terror tek opozita dhe Bamir Topi, që e shihte si një mundësi për t’i marrë Partinë Demokratike.

Këtë donte të bënte edhe me 8 janar, por si gjithmonë, të gjitha këto punë i bën me një mllef “maloku”, dhe në minutat që kundërshtarin e ka poshtë, i flet më shumë instikti sesa logjika.

Ishte instikti i hakmarrjes ndaj PD-së, e cila nuk e përkrahu asnjë ditë pasi SHBA e shpalli Non- Grata. Edhe pse Sali Berisha i thirri në betejë që më 21 maj 2021, askush nga korpusi i rëndësishëm politik i partisë që kishte drejtuar për 33 vite, nuk ju përgjigj.

As Enver Hoxhës nuk i ndodhi një gjë e tillë, natyrisht pasi kishte vdekur, madje as Mehmet Shehut, pasuesit e të cilit Enveri i çoi në hell, por ata mblidhen prapë për ta përkujtuar në çdo vit, në ditën e tij.

Por PD-ja e Saliut nuk lëvizi asnjë qerpik, edhe pse i kishte bërë njerëz, ministra, kryeministra, presidentë, gjyqtarë e miliarderë. Ndaj vendosi si pashai i frustruar i Kështjellës së Ismail Kadaresë që të derdhë të gjithë mllefin e tij ndaj asaj godine, me qëllimin për të trembur edhe fëmijët në djep. Por karma is a bitch!

Luli, ai luli i vocërr që ai e kishte sjellë në PD, i tregoi vendin, e nuk e la të hynte. Edi Rama, nga ana tjetër, si një diabolik niveli, i çoi Sokol Bizhgën me trupat speciale, një drejtor që Sali Berisha e kishte çuar në 1997 në Vlorë për të shtypur revoltën. Bizhga me 10 vetë, i gazoi të gjithë, duke nisur me doktorin plak, që u vërdallos disa herë rreth e rrotull por që nuk u afrua më atë ditë në selinë e PD-së. Po atë ditë, Sali Berisha vdiq përfundimisht politikisht, e të gjitha tentativat për rikthim ishin thjesht si vërdallosja pranë Lanës në boshllëk. Nuk u kthye dot as Napoleoni, e jo më Sali Berisha, i cili kujtonte se do t’i shpallte luftë Amerikës, por e mundi Luli me Saljanjin me një shkop ‘bejzbolli’. Salianji, i cili për të thënë të drejtën, po tregohet më i mprehtë se doktori e po synon t’i marrë edhe foltoren. / Pamfleti

hakmarrja sali berisha pd 8 janari

Lini një Përgjigje