TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Janar 2024, 20:13

Berisha në 'arrest shtëpie', Korreshi: Minus i madh për opozitën

Shkruar nga Pamfleti

Berisha në 'arrest shtëpie', Korreshi: Minus i madh për

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, ka paralajmëruar përshkallëzim të aksionit opozitar.

Ai shprehet se mungesa e ish-kryeministrit Berisha dhe masa “arrest shtëpie” ndaj tij është një minus i madh për opozitën.

Korreshi thekson se kjo nuk e ndalon aksionin e tyre, pasi sipas deputetit në fillimin e sezonit të ri parlamentar situata do të përshkallëzojë deri në grevë urie apo dhe ngujim në sallën e Kuvendit.

“Pavarësisht se është një minus i madh për opozitën që Berisha është në shtëpi. Ndoshta ka ardhur koha për diçka më të fortë se sa vetëm me flakadanë. Mund të kalojmë në masa të tjera deri te greva e urisë, ose ngujimi në Kuvend”, tha ai për "Euronews Albania".

Lini një Përgjigje