TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Nëntor 2023, 10:01

“Edi Rama ka amnistuar dy herë Ilir Beqajn”, Berisha: Ish-ministri ka vjedhur 76 milion euro me sterilizimin!

Shkruar nga Pamfleti

“Edi Rama ka amnistuar dy herë Ilir Beqajn”, Berisha:

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalimi  të tij në “facebook”, live nga salla e Kuvendit, ndër të tjera tha Edi Rama ka amnistuar për herë të dytë ish-ministrin, Ilir Beqaj për tenderin për sterilizimin.

“Rama ka frik dhe tmerr sepse është njeriu kryesor ne vjedhjen e parë të shekullit, në vjedhjen e dytë  të shekullit. Ju kujtohet mire se si ky hajdut kalonte nga një studio në një studio, me pinca të thyera dhe mashtronte shqiptarët se do të kenë të reja.

Çmimi u rrit 3 herë për sterilizimin. Dje Edi Rama për herë të dytë amnistoi Beqajn e tij. Organizata kriminale SPAK, nuk guxoi të kërkonte as hetim, pa lerë masa sigurie. Por pasi një gjykim i guximshëm kthejë mprapa këtë amnisti kriminale ndaj Beqajt, i cili ka firmat e tij në tenderin për sterilizimin.


Të shtunën (18 nëntor) u bë amnistia e dyte, duke thënë se Beqja po hetohet dhe s’mund të dalë jashtë shtetit për shpërdorim detyre .

SPAK, ko organizatë kriminale e përzgjedhur nga Edi Rama, nuk guxuan dje të fajësojnë Beqajn, për 76 milion të vjedhura me sterilizimin dhe për shumë  afera të tjera” tha ndër të tjera Berisha.

Lini një Përgjigje