TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Nëntor 2023, 10:00

Kaosi në Kuvend/ Deputetet e maxhorancës bëhen gati për të votuar, iu shpërndahen kartonët

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi në Kuvend/ Deputetet e maxhorancës bëhen gati për

Teksa situata në Kuvend është plot tensione, deputetët socialistë janë përgatitur për të vijuar me skenarin e tyre, atë të miratimit të buxhetit të vitit 2024.

Siç shihet nga pamjet në fjalë, deputetët socialistë kanë marrë kartonët, ndërsa duket se po bëhen gati për votim, ndonëse situata në Kuvend nuk i ngjan aspak asaj të një seance normale.

Rithemelimi dhe socialistët kanë mbërritur herët në Kuvend. Garda ka ushtruar kontrolle ndaj deputetëve të Berishës, pasi seancat e kaluara ata kanë futur në Kuvend lëndë piroteknike. Në Kuvend ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama.

 

kaosi në kuvend

Lini një Përgjigje