TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shtator 2025, 19:15

Edhe Rama mburret me shkarkimin e Andi Mahilës për një cigare, u hakërrehet mediave dhe opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Edhe Rama mburret me shkarkimin e Andi Mahilës për një cigare, u

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë këtë të mërkurë shkarkimin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Andi Mahila, i cili u largua nga detyra pasi u kap duke tymosur cigare në ambientet e brendshme të një lokali.

Në mbledhjen e zhvilluar me deputetët dhe ministrat e qarkut të Tiranës, Rama mbështeti vendimin e ministres së Brendshme Albana Koçiu, duke e cilësuar si një akt që duhet të kthehet në normë për qeverisjen.

U bë një llomotitje e madhe nga ana e atyre që u ka rënë Diellja në kokë dhe duhet të presin gjatë sa ta marrin veten, por kur të jenë duke marrë veten do duhet të përballojnë fëmijët e Diellës, të cilët e përgojuan me shpotinë karakteristike të delirantit provincial, shkarkimin që ministrja e Brendshme i bëri zëvendësit për tymosjen e një cigareje në një lokal të mbyllur.

Të mos e përshëndesësh këtë akt dhe të mos kërkosh që ky akt të jetë norma, të jetë parimi i palëkundur i atyre që qeverisin, por të bësh hajgare me këtë do të thotë të jesh një bisht cigarje i mbetur më kot në taketuken e jetës demokratike që askush nuk ka ndërmend ta ndezë më por edhe askujt nuk i shkon mendja se duhet të shkojë për riciklim, sepse është një cigare e pariciklueshme”, deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi se rasti i Mahilës është një sinjal për standardet që duhen vendosur brenda institucioneve, ndërsa kritikët i cilësoi si “karikatura” që nuk kanë asnjë peshë në jetën publike.

1 Komente

  1. D
    Dea

    Karagjoz politik, palaco mashkull se bur se quan dot.

    Lini një Përgjigje