TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shtator 2025, 18:55

Pse "nxin" Ogerta dhe çfarë e shqetëson Ramën?

Shkruar nga Pamfleti
Pse "nxin" Ogerta dhe çfarë e shqetëson Ramën?
Fytyra e Ogerta Manastirliut sot

Pse po nxiton Rama me zgjedhjet në Tiranë?

Mjafton të shohësh fytyrën e Ogerta Manastirliut, për të kuptuar situatën reale brenda PS lidhur me zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës.

Pa pyetur forumet e partisë, në Asamblenë e PS Rama shpalli Ogerta Manastirliun kandidate për Bashkinë e Tiranës. Njëkohësisht vulosi dhe fundin politik të Veliajt, pa marrë parasysh se ka ligje e gjykata. Dje kërkesa e tij u konkretizua me shkarkimin e Veliajt dhe ajo që bie në sy është se Rama nuk është edhe aq shumë entuziast. Rama e di se Veliaj ka shumë mbështetës në Tiranë dhe, ndryshe nga zgjedhjet e 11 majit, në zgjedhjet vendore situata është më ndryshe.

Sot në drekë mblodhi në selinë e Kryeministrisë nënkryetarët e bashkisë duke dhënë direktiva e porosi. Ndërkohë, pasdite mblodhi ministrat, deputetët dhe ish-deputetët e Tiranës në selinë e PS duke kërkuar të bëhen gati për zgjedhje.

Por ajo që ra në sy ishte fytyra e Manastirliut. Gjatë 30 minutave që foli Rama, Ogerta nuk buzëqeshi asnjë moment. Fytyra e saj ishte e vrenjtur gjatë gjithë kohës. Po ashtu foli vetëm Rama dhe nuk ia dha në asnjë moment fjalën kandidates, ndonëse e kishte marrë krah vetes.

Edhe kur Rama e shpalli kandidate, Ogerta u duk në fytyrë se nuk është për këtë punë. Sa ishte te Shëndetësia e ndriti, ndërsa te Arsimi keq e mos më keq. Ogerta e di se te bashkia do të jetë “zarja” e Bablokut. Jo se ministre nuk është, por përgjegjësitë te bashkia janë më të mëdha. Ministre nuk të kërkon kush llogari, por nëse si kryetare bashkie nuk ia thua kësaj pune, janë qytetarët që të demaskojnë. Po ashtu rreziku për të përfundur te SPAK nëse mërzitet Babloku, është shumë i madh. 

Po ashtu edhe vetë Rama duket i shqetësuar. Edhe ai dukej i vrenjtur. Pavarësisht se u shpreh se e kanë fitoren në xhep, duket se frika e Ramës është për situatën nga brenda. Veliaj vërtet është në qeli dhe një pjesë e madhe e tradhtuan, por ka ende mbështetës. Frika e Ramës është se ata mund t’ia bëjnë “puçin” Ogertës në zgjedhjet e reja.

Elementi i dytë është se Rama e ka ndarë mendjen për të shkuar në zgjedhje, pa marrë parasysh dy elemente: së pari, nëse Veliaj e ankimon në Kushtetuese, nuk mund të ketë shpallje zgjedhjesh; së dyti, firmën e fundit e ka presidenti. 

Por duket se Rama po nxiton maksimalisht për të mbyllur sa më shpejt këtë proces, pasi e di se nëse vonon, mund të ketë "supriza" nga Veliaj, i cili ja ka dërgur mesazhin se po foli ai, do shkundet PS./Pamfleti

4 Komente

  1. P
    PS Korsi Crush

    Rama është fitues, por bëri një "gabim tragjik politik": njerëzit votuan për të sepse ishin të sigurt se Rama do ta ridizajnonte kabinetin me fytyra të reja! Kjo ishte pritja e qytetarëve dhe gjithashtu e ndjekësve ndërkombëtarë. Rama është në një rënie të shpejtë politike!

    1. E
      Erdi

      eee? nga titulli nuk doli gje pergjigje der ne fund???

      1. E
        Era

        Babezia, lakmia,tafmaja tek njeriu tregojne fundin e hidhur qe e pret. Sa vjen dhe demaskohen ne syte e shqiptareve. Jane aq te korruptuar aq te konsumuar sa pesha e parave tani i rendon gjithnje e me shume. Jane bere pasanik ne kurriz te nje populli te varfer ekstremisht, qe diskuton tryezen. Demagogji mashtrim intrige korrupsion.

        1. P
          Popull

          Me vjen te qaj se sa popull i tredhur jemi kur degjojme gomarlliqet e keti skizofreni

          Lini një Përgjigje