TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shtator 2025, 15:30

Ramës i “bie” një tjetër kryetar bashkie, SPAK merr të pandehur Erion Isain e Kolonjës; akuzohet për 4 vepra penale

Shkruar nga Pamfleti
Ramës i “bie” një tjetër kryetar bashkie, SPAK merr
Erion Isai

SPAK ka marrë të pandehur Erion Isain.

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai është marrë i pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tenderë dhe ankande publike.

Ndaj Isait rëndojnë akuzat për “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv dhe aktiv”, “Fshehje të pasurisë”, dhe “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike”.

Pas hetimeve të kryera mbi tenderët e shpallur nga Bashkia Kolonjë, është rezultuar se shumica e tyre janë të parapara, me një ndarje tenderash që duket të jetë e paracaktuar.

Po ashtu, raportohet se punimet e realizuara për këto tenderë nuk janë përfunduar as me cilësinë e duhur, as sipas projekteve të miratuara nga Autoriteti Kontraktor.

Një rast konkret që përmendet është ai i rikonstruksionit të digës së Rezervuarit të Gjonçit dhe ndërtimi i pritave malore në fshatrat e Bashkisë Kolonjë, gjatë vitit 2023.

Dyshimet janë se punimet nuk janë kryer siç duhet, duke sjellë pasoja për cilësinë dhe standardet e punimeve publike në këtë zonë.

Isai është kallëzuar në SPAK nga avokati Esmerald Xhafa, sipas këtij të fundit ai ka kryer krimet e mësipërme për një tender të rrugës Ersekë-Korçë.

Po ashtu avokati ka kallëzuar edhe anëtarët e njësisë së prokurimit plublik dhe administratorin e firmës që do të kryente punimet në këtë aks.

Në prokurorinë e posaçme janë kallëzuar  biznesmeni Spiro Zoto, ish-pronar dhe administrator i “Rehovari shpk”, Euljon Hasko, administrator dhe pronar i “Rehovari shpk”, anëtarët e njësisë së Prokurimit për vitet 2022, 2023, 2024 dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për vitet 2022, 2023, 2024, për të njëjtat vepra penale.

Rezulton që, me ardhjen në drejtimin e Bashkisë Kolonjë, qeveria është treguar zemërgjerë duke alokuar miliona euro për të përmirësuar infrastrukturën rrugore, për ujësjellës, për ndërtime shkollash, për fasada pallatesh etj., si dhe në bashkëpunim edhe me Fondin Shqiptar të Zhvillimit janë rindërtuar disa rrugë, të cilat, për fat të keq, janë prishur ende pa mbushur vitin. Një shembull është edhe rruga që të çon në Llixhat e Sarandaporit, Leskovik.

Kujtojmë që Erion Isai është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin 15 Janarit 2025, ku refuzoi të zbulonte për mediat arsyen e paraqitjes. 

Kur është pyetur nga gazetarët mbi arsyen e thirrjes në SPAK, ai u shpreh se: “Kur të dal, nuk e di”.

Ai është marrë në pyetje për 3 orë nga Prokurorët e posaçëm edhe më 30 Maj 2023.

“Është një ngjarje e vjetër, nuk ka lidhje me tenderat e bashkisë. Kam qenë i thirrur si person në dijeni për një ngjarje.

Nuk ka lidhje me krimet zgjedhore, a lidhje me një ngjarje konkrete të para shumë kohëve, ku Bashkia nuk ka qenë e përfshirë me tender publik të drejtpërdrejtë, por si institucion që bashkëpunon dhe ka dijeni.

I takon prokurorisë se kë po heton, unë jam pyetur si person që ka dijeni. Hetuesit ishin në humor, pse të mos jenë në humor Ishte hera e parë në Prokurori, ishte këndshëm, ka tha ai në atë kohë pas daljes nga SPAK.

Erion Isai u zgjodh kryetar i bashkisë Kolonjë nga zgjedhjet vendore të vitit 2023.

 

Lini një Përgjigje