TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shtator 2025, 14:52

Shkarkimi i Veliajt, prefekti i Tiranës dërgon vendimin në tavolinën e Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Shkarkimi i Veliajt, prefekti i Tiranës dërgon vendimin në
Edi Rama

Pa u mbushur ende 24 orë nga shkarkimi i Erion Veliajt, në tavolinën e kryeministrit Edi Rama ka mbërritur shkresa nga prefekti i Tiranës për shkarkimin e Erion Veliajt.

Është kryeministri Edi Rama që vulos përfundimisht shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës.

Pas këtij hapi, vihet në dijeni Presidenti i Republikës, Bajram Begaj për vakancën në mënyrë që të vendoset data për zgjedhjet e pjesshme në kryeqytet.

Me shumë gjasë, qeveria do të mblidhet të enjten, 25 shtator.

Ndërkohë po sot kryesocialisti Edi Rama mbajti një takim prej më shumë se dy orësh në kryeministri me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës dhe me Ogerta Manastirliun, kandidaten e PS-së. E pranishme ishte edhe kryetarja e komanduar Anuela Ristani, e cila e la takimin një orë më herët se të tjerët.

Pasdite, në orën 18:00, Rama do të mbledhë në një takim edhe ministrat si dhe deputetët e qarkut të Tiranës, i cili do të mbahet në parkun "Eden" në kryeministri ku në fokus të diskutime do të jenë zgjedhjet në bashkinë e Tiranës dhe mbështetja për Manastirliun.

Një ditë më parë Këshilli Bashkiak i Tiranës mblodhi 3 kërkesat e PS, PD dhe këshilltarit Endri Shabani për shkarkimin e Erion Veliajt dhe i votoi me 50 vota pro si një e vetme.

Veliaj, ka lënë të kuptohet qartë se procesin e nisur ndaj tij e sheh si në shkelje të ligjit. Ai ka një mundësi të fundit, të ankohet në Gjykatën Kushtetuese. Neni 115  Kushtetutës, parashikon që në rast ankimimi brenda 15 ditësh, vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet. Për pasojë do të bllokohej edhe procesi zgjedhor për pasuesin e Veliajt.

 

shkarkimi i veliajt dërgon vendimin në tavolinën e ramës

Lini një Përgjigje