TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shtator 2025, 12:23

Shkarkimi i Erion Veliajt, Rama thërret në takim nënkryetarët e Bashkisë Tiranë; në mbledhje edhe Manastirliu

Shkruar nga Pamfleti

Veliaj ka të drejtë të ankimojë vendimin në Gjykatë Kushtetuese, 15 ditë pas shpalljes së tij. Ky organ jep edhe verdiktin final. Megjithatë nuk dihet, nëse Veliaj do e ndërmarrë këtë hap, teksa ndodhet në qelinë e paraburgimit në Durrës, që prej 10 shkurtit 2025.

Shkarkimi i Erion Veliajt, Rama thërret në takim
Rama dhe Ogerta Manastirliu

Pa kaluar 24 orë nga shkarkimi i Erion Veliajt, në selinë e kryeministrisë, kreu i PS, Edi Rama, po zhvillon që prej orës 11:00 një takim me katër nënkryetarët e bashkisë më të madhe në vend dhe kryetaren e komanduar, Anuela Ristani.

Takimi vjen një ditë pas shkarkimit të Erion Veliajt me 50 vota pro nga Këshilli Bashkiak.Në takim është e pranishme edhe Ogerta Manastirliu.

Vendimi i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt i është dorëzuar Prefektit të Tiranës, Afrim Qendro, i cili ka miratuar zyrtarisht procedurën.

Brenda 1 ore shkresa do t’i dërgohet kryeministrit Edi Rama, për të vulosur përfundimisht shkarkimin e tre herë kryebashkiakut të Tiranës.

Pas këtij hapi, vihet në dijeni Presidenti i Republikës, Bajram Begaj për vakancën në mënyrë që të vendoset data për zgjedhjet e pjesshme në kryeqytet. Me shumë gjasë, qeveria do të mblidhet të enjten, 25 shtator.

Ditën e djeshme, socialistët dhe demokratët bashkuan votat në Këshillin Bashkiak për të miratuar propozimin për shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar i bashkisë së Tiranës.

Ndonëse të pranishëm në mbledhje, në votim nuk morën pjesë këshilltarët socialistë Aldo Merkoci dhe Alfred Muharremi të cilët zgjodhën që të largohen pa ngritur kartonët e tyre, ndërsa Gazmend Paja dhe Joleza Koka nuk u paraqitën.

Një tjetër emër që nuk votoi ishte Fabian Topollaj i Bindjes Demokratike, duke e çuar në 5 numrin e këshilltarëve që nuk morën pjesë në votim.

Por ky propozim i miratuar tanimë nga Këshilli Bashkiak do t’i kalojë Këshillit të ministrave.Janë këta të fundit që do të vendosin për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak nisi me fjalën e kryetares Megi Fino e cila që në hyrje vlerësoi punët e bëra nga Veliaj për transformimin e kryeqytetit dhe sqaroi se vendimi i sotëm vjen si një nevojë emergjente për të pasur një drejtues në krye të punëve të Tiranës.

Ky nuk është një gjyq ndaj Erion Veliajt, theksoi Këshilltari socialist Luan Bregasi, i cili kërkoi dhe që mbledhja të konsiderohej si normale.

Këshilltari i djathtë Dorian Teliti e sheh si një çlirim për Tiranën vendimin e sot. Gjatë mbledhjes  i qëndroi deri në fund kërkesës së tij për ta pasur të pranishëm në mbledhje Erion Veliajn.

Demokrati Ilir Alihmemeti nuk la pas as kritikat për këshilltarët socialistë, për inicimin e kësaj mbledhje vetëm pasi u shpreh kryeministri Edi Rama.

Veliaj ka të drejtë të ankimojë vendimin në Gjykatë Kushtetuese, 15 ditë pas shpalljes së tij. Ky organ jep edhe verdiktin final. Megjithatë nuk dihet, nëse Veliaj do e ndërmarrë këtë hap, teksa ndodhet në qelinë e paraburgimit në Durrës, që prej 10 shkurtit 2025.

edi rama takim në kryeministri me nënkryetarët e bashkisë tiranë

1 Komente

  1. i
    igli

    Partia ime me denon.

    Lini një Përgjigje