TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shtator 2025, 12:02

Shkarkimi i Veliajt, Berisha tregon nëse ka një kandidat përballë Ogerta Manastirliut

Shkruar nga Pamfleti

Shkarkimi i Veliajt, Berisha tregon nëse ka një kandidat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur lidhur me zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë së Tiranës ndërsa ka komentuar mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak, ku u votua për shkarkimin e Erion Veliajt.

Berisha deklaroi se nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë Tiranë, pavarësisht se u shpreh se do të jenë një “farsë elektorale”.

I pyetur jashtë Kuvendit nëse ka një emër që do të garojë përballë Ogerta Manastiriut të PS-së, tha se “opozita ka disa kandidatë”. Lidhur me protestat, kryedemokrati shtoi se kur të ketë një datë do e bëjë publike.

“Sot ishte mundësia që të anulohej seanca. Problemi është se këta janë Erion Veliaj, janë copy paste, e kanë të qartë se i pret fundi i Erionit.

Lubi Balluku e ka të qartë se tuneli i Llogarasë është për të tuneli nga i cili s’do dalë dot asnjëherë. Le ta fshehë dosjen Altin Troplinit.

Janë edhe me keq se Erion Veliaj në disa aspekte, janë 400 mln të djegësve që kanë firmat e Ramës, por e mbron Altin Troplinit. Por drejtësia vonon por nuk harron. Rama e di se për vjedhjet monstruoze dita do ti vijë, Gjipenë nuk do e gëzojë.

Ai ishte supergjyqi i llojit të tyre. Njerëzit që para disa muajsh sulmuan prokurorë për arrestimin e Veliajt, dje i bënë gjyqin. Ne vazhdojmë betejën", tha Berisha.

Keni një kandidat?

Ju garantoj se opozita ka disa kandidatë. Opozita ka qëndrimet e bojkotit, por kërkon lëvizje guerile, por nuk jemi parti e tillë. Kjo është arsyeja pse nuk bojkotojmë dhe marrim pjesë në zgjedhje. Shkaku i farsës elektorale është Edi Rama.

A ka opozita një datë ku të thërrasë qytetarët në protestë?

Sapo ta kemi një datë do e them. Regjimet autoritare nuk ikin me vote.

Lini një Përgjigje