TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shtator 2025, 11:19

Opozita presion Niko Peleshit: Ti nuk je kryetar Kuvendi!

Shkruar nga Pamfleti
Opozita presion Niko Peleshit: Ti nuk je kryetar Kuvendi!
Niko Peleshi

Ditën e sotme, pritet të finalizohen strukturat e reja të Kuvendit, me miratimin e propozimeve të opozitës për komisionet e përhershme parlamentare dhe delegacionet ndërkombëtare.

Pas një sërë thirrjesh nga ana e socialistëve për konstituimin e plotë të Kuvendit, demokratët i dorëzuan emrat e anëtarëve të komisioneve të martën, megjithatë, parashikohen tensione mes palëve. Seanca e fundit plenare zgjati shumë pak dhe programi qeverisës u vota me 82 vota pro mes zhurmës, në kohë rekord. Pikërisht kjo seancë, ka shkaktuar debatet sot mes palëve. Kryedemokrati Sali Berisha kërkoi “rikthim të asaj seance”, duke e cilësuar “njollë turpi”.

Më pas opozita në fjalën e tyre kanë sulmuar Niko Peleshin, se ai nuk është kryetar i Kuvendi, por i përzgjedhur nga Edi Rama.


“Moralisht nuk jeni kryetar, është diçka njerëzore. Parlamenti u përket shqiptarëve, nuk është oborr i kryeministrit”, i tha deputeti Tomor Alizoti kryetarit të Kuvendit.

“A keni turp që edhe ministrat tuaj nuk kanë folur?!”, shtoi Luçiano Boçi.

 

Lini një Përgjigje