TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shtator 2025, 11:23

Korreshi ironizon Peleshin: Ua shkulin veshin gjatë 5 minutëshit të pushimit? 

Shkruar nga Pamfleti
Korreshi ironizon Peleshin: Ua shkulin veshin gjatë 5 minutëshit
Saimir Korreshi

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi foli gjatë senacës së sotme parlamentare ku pritete miratimi i përbërjes së komisioneve.

Korreshi iu drejtua Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit me dy pyetje, njëra referuar për procesverbalin e seancës së kaluar, ndërsa me pyetjen tjetër ai ironozio kryeparlamentarin. 

"Ashtu siç bëni dhe në mbledhjet e Këshillit të Rregullores në ambiente që nuk lejoni batin apo regjistrimin, video dhe audio për të parë shqiptarët se në çfarë mënyrë ju si drejtues i Kuvendit shkelët kushtetutën.

Kam dy pyetje si drejtues. Pse nuk ndodhet në procesverbal që ju deklaruat bardhit që do t’i jepnit leje pas 5 minutëshit të pushimit.

Dhe pyetja e dytë ua shkulin veshin zakonisht gjatë 5 minutëshit të pushimit?", tha Korreshi.

kuvendi saimir korreshi

Lini një Përgjigje