
Një ditë pas shkarkimit të Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, kryeministri Edi Rama ka lëvizur me shpejtësi për të marrë kontrollin e situatës politike në kryeqytet.
Pasditen e kësaj të mërkure, në orën 18:00, ai thirri ministrat dhe deputetët e qarkut të Tiranës në një takim, ndërsa më herët, në orën 11:00, kishte mbledhur katër nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës dhe kryetaren e komanduar, Anuela Ristani.
Në fjalën e tij, Rama luajti duke tentuar të lajë duart. Sipas tij, Veliaj i përket drejtësisë dhe se ta nuk ndërhyjnë dot atje.
“Tirana ka nevojë për një kryetar. Këshilli Bashkiak miratoi dje shkarkimin e kryetarit në mungesë prej shtatë muajsh për ti hapur rrugë zgjedhjeve të reja”, tha Rama.
Lini një Përgjigje