TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shtator 2025, 17:35

Begaj në Harvard Club: Multilateralizmi, garanci për paqen dhe sigurinë e Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Begaj në Harvard Club: Multilateralizmi, garanci për paqen dhe

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka marrë pjesë sot në një takim të Nivelit të Lartë mbi multilateralizmin dhe sfidat për paqen, organizuar nga Qendra Ndërkombëtare Nizami Ganjavi në Harvard Club.

Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit shqiptar theksoi se multilateralizmi është rruga e vetme drejt paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. “Në një kohë sfiduese për rendin global, mbështetja ndaj institucioneve ndërkombëtare mbetet thelbësore për parandalimin e krizave dhe ruajtjen e stabilitetit”, u shpreh Begaj.

Presidenti nënvizoi se për vende të vogla si Shqipëria, roli i mekanizmave ndërkombëtarë është garanci e sigurisë dhe një mundësi reale për përfaqësim në arenën globale.

Ky takim, i cili mblodhi liderë dhe ekspertë nga vende të ndryshme, kishte në fokus sfidat aktuale të sigurisë ndërkombëtare dhe nevojën për një angazhim më të madh në mbrojtjen e paqes botërore.

"Sot në Harvard Club mora pjesë në takimin e Nivelit të Lartë mbi multilateralizmin dhe sfidat në rrugën drejt paqes, i organizuar nga Qendra Ndërkombëtare Nizami Ganjavi.
Gjatë takimit, theksova rëndësinë e multilateralizmit si rrugë drejt paqes dhe bashkëpunimit. Në një kohë sfiduese për rendin global, mbështetja ndaj institucioneve ndërkombëtare mbetet thelbësore për parandalimin e krizave dhe ruajtjen e stabilitetit. Për vende të vogla si Shqipëria, multilateralizmi është garanci për sigurinë dhe përfaqësimin në arenën ndërkombëtare", shkruan ai.

Lini një Përgjigje