
Teksa nuk ka lënë gjyqtar pa sulmuar publikisht, kur vjen puna te Erion Veliajt thotë se është çështje që i përket drejtësisë.
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ministrat dhe deputetët pasditen e sotme, ku po diskutohet shkarkimi i Erion Veliajt dhe kandidatura e re për Tiranën, Ogerta Manastirliu.
Rama tha se tashmë duhet t’i hapet rruga dhe të vijojë puna për kryeqytetin.
“U detyruam të merrnim hapin e shkarkimit për të mirën e Tiranës”, është shprehur Rama në nisje të takimit.
Mirëpo Rama vijon të luajë me dy standarde. Teksa nuk ka lënë gjyqtar pa sulmuar publikisht, kur vjen puna te Erion Veliajt thotë se është çështje që i përket drejtësisë.
“Tema jonë si palë e përgjegjshme në jetën e këtij vendi është një histori drejtësie plot pikëpyetje që s’dihet sa do zgjasë të mos e marrë peng pafundësisht kryeqytetin dhe punët e tij. Tirana nuk mund të gdhihet dhe ngryset si trupë pa kokë dhe qyterarët nuk mund të bashkëjetojnë me një bashki kokëkëputur.
Pa një kryetar bashkie të votuar në krye të detyrës, u detyruam të marrim një hap të padetyrueshëm në raport me Erion Veliajn, por të detyrueshëm në lidhje me fatin e kryeqytetit të Shqipërisë, të detyrueshëm në raport me fatin e kryeqyteti.
Këshilli miratoi dje shkarkimin e kryetarit në mungesë prej 7 muajsh për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja. Janë thënë dhe janë llomotitur shumë gjëra lidhur me këtë hap, por nuk ia vlen të merremi as me ata që u ka rënë diella në kokë, as me ata që e quajnë diktaturë kur shumica parlamentare detyrohet të kalojë në votim program pasi ndalohet ta paraqesë me metodat famëkëqija të rrylave të fytit dhe bërrylave, dhe as me ata që tre herë resht nuk e mundën dot Erionin me karikaturat e tyre mediatike, që sot fryjnë gjokset me sebepin e një letre anonime të një kryetari të lidhur duar e këmbë”, tha Rama.
Lini një Përgjigje