TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Prill 2024, 22:49

“Drejtorët vidhnin për të fituar zgjedhjet”, Agron Shehaj: Veliaj e dinte për kompaninë “5D”!

Shkruar nga Pamfleti

“Drejtorët vidhnin për të fituar zgjedhjet”, Agron

Deputeti  Agron Shehaj, deklaroi se kryebashkiaku Erion Veliaj ka patur dijeni se kompania “5D” ishte e drejtorëve të tij, pasi ata ishin drejtuesit e fushatës elektorale të Erion Veliajt.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Shehaj tha se ata kanë krijuar modelin e PS-së që vjedhin për të fituar zgjedhjet.

“Të gjithë e dinin se kompania ishte pronë e drejtorëve, del nga përgjimet. E dinin punonjësit e kompanisë, Molla dhe Qato bënin takime me stafin. Këta hiqnin njerëz nga puna. E dinin të gjithë punonjësit e bashkisë. E dinin edhe konkurentët e tjerë. Ankimonin në fillim vendimet, por pastaj ndaluan sepse u mor vesh se kush ishte.

Pra vetëm Veliaj nuk e paska ditur. Këta ishin drejtorët e fushatës elektorale të Erion Veliajt. Nuk bëhet fjalë për pasurim të drejtorëve, por po flasim për një model. Vjedhin për të fituar zgjedhjet.

PS deklaron 1 milion euro për zgjedhjet, shifër qesharake me qindra milionë që harxhohen. Veliaj nuk e dinte? Nuk e pyeste veten ku i gjejnë paratë këta drejtorë që bëjnë fushatën time? Nuk i lindën dyshimet se mos po i vjedhin?

Ato para kanë mundësuar fitoren e Veliajt dhe Partisë Socialiste. Nuk kemi vjedhje të rëndomtë, por një sistem që ka kthyer zgjedhjet në një formalitet. Nuk është një vjedhje, por është kapje e sistemit. Nuk ka më zgjedhje. Në bashkinë e Lushnjës u arrestua një kryetar bashkie për korrupsion dhe ai dha dorëheqjen. PS-ja fitoi zgjedhjet me 60 për qind. Kështu edhe në Dibër. Dhe është mesazh për SPAK-un dhe për opinionin publik”, tha Shehaj.

shehaj 5d

Lini një Përgjigje