TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Prill 2024, 22:03

Mandati i Olta Xhaçkës/ Gazment Bardhi: Kushtetuta po funksionon si Statuti i PS, nga Rama çfarë nuk pret

Shkruar nga Pamfleti

Mandati i Olta Xhaçkës/ Gazment Bardhi: Kushtetuta po funksionon si

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, duke folur për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës, tha se Kushtetuta shqiptare është bërë si Statut i PS-së.

Bardhi tha se nga kryeministri Edi Rama çfarë nuk mund të presësh, por shtoi se si rregull, Kuvendi është i detyruar t’ia përcjellë rastin Gjykatës Kushtetuese.

“Do të duhet të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës dhe të shmanget çdo vonesë e mëtejshme. Në vitin 2022 në kundërshtim me Kushtetutën mazhoranca vendosi të mos e përcjellë rastin në Kushtetuese. Neni 70 pika 4 e Kushtetutës është i qartë që kur 1/10 kërkon që të vlerësohet papajtueshmëria me mandatin e një deputeti, Kuvendi është i detyruar t’ia përcjellë rastin Kushtetueses.

E rrëzuan mocionin e 1/10. Gjykata Kushtetuese e gjeti këtë vendim antikushtetues dhe ka detyruar Kuvendin në janar të 2023 të përcjellë dosjen për një hetim të thelluar pranë Kushtetueses. Sot në Këshillin e Mandateve erdhën për të marrë një vendim, por nuk morën dot një vendim.

Rama duhet të ketë qenë shumë i zënë për t’iu përgjigjur në telefon për të vlerësuar çfarë vendimi do të merrnin këta. Por ajo që ndodhi me retorikën e kolegëve brenda Këshillit ishte një atentat ndaj shtetit ligjor, sepse për herë të parë dëgjonim përfaqësues të mazhorancës që thoshin se Gjykata Kushtetuese nuk mund të detyrojë Kuvendin. Në një vend ku Kushtetuta është bërë si Statut i PS, ne çfarë nuk presim nga Rama”, tha Bardhi në Euronews Albania.

gazment bardhi olta xhacka

Lini një Përgjigje