
Ish-kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve poshtë banesës, tha se nga viti 2016 e deri më sot, Erion Veliaj, ka vjedhur së bashku me bandën e tij, në tenderë e prokurime, 40 milionë euro.
Berisha u shpreh se në dosjen 5D që përfshihen disa prej këtyre banditëve, emri i Veliajt nuk figuron në asnjë rresht dhe fjalë të vetme.
Ai tha se Julian Zanaj, i përfshirë në aferë ndiqet në gjendje të lirë pas SPAK zbaton urdhrat e Ramës.
“Dy janë personazhet më të zeza në aferën e vjedhjes 100 përqind.
Në këtë aferë është edhe një Julian Zanaj.
Ky Juliani, që ta dini ju, ka qenë shefi i prokurimeve të Edi Ramës, drejtor i njësisë së prokurimeve në bashki gjer dje.
Por Juliani i Edi Ramës ndiqet në gjendje të lirë sepse Skapi i partisë, i Dumanëve dhe Zamanëve, zbaton verbërisht vetëm urdhrat e Edi Ramës.
Të dashur miq, drejtësia e re shfaqet në këtë mënyrë si fytyra më e shëmtuar e një sistemi drejtësie në Europë dhe në botë.
Si fytyra e vërtetë e qeveritarëve hajdutë që vjedhin qindra milionë euro qytetarët e tyre dhe mbrohen prej saj.
Si fytyra e vërtetë e mburojës së lidhjeve të krimit me qeveritarët.
Armike e egër e vullnetit të shqiptarëve dhe rotacionit të pushtetit.
Ndaj dhe ftoj shqiptarët të mos kenë asnjë iluzion se kjo organizatë e strukturuar kriminale që quhet Skrap, nuk është gjë tjetër veçse vegël e verbër në duart e Edi Ramës, i cili vendos në mëngjes ato që merr në darkë nga zyrat e Edi Ramës.
Atëherë çfarë mbetet?
Mbetet revolta, revolta, revolta me mosbindje civile”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje