
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij para qytetarëve të mbledhur poshtë banesës së shtëpisë së tij, tha se edhe dy ditë i ndajnë qytetarët nga protesta e madhe e të enjtes.
Sipas tij, kjo do të jetë dita e rikthimit të bashkisë qytetarëve të Tiranës.
Berisha akuzoi edhe drejtësinë e cila sipas tij është kthyer në parzmore të krimit qeveritar.
“Të dashur miq, dy ditë na ndajnë nga dita e enjte, dita e protestës së madhe.
Dita e fitores.
Dita e rikthimit të bashkisë qytetarëve të Tiranës.
Çdo ditë, akti i Erion Veliajt, Taulant Tushës, Julian Zanajt, Mollës, Qatos dhe kompanisë së tyre, bëhet më i shëmtuar.
Çdo ditë, ky akt i pashembullt në historinë e një shteti bëhet më i zi.
Por çdo ditë, më e zezë bëhet fytyra e kësaj drejtësie, që është shndërruar totalisht në parzmore të krimit qeveritar, shtetëror.
Në mburojë të vjedhjeve të tmerrshme të qytetarëve.
Çdo ditë bëhet më imperative fuqia juaj, zëri juaj, aksioni juaj, mosbindja juaj civile për shpëtimin e Tiranës, shpëtimin e Shqipërisë”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje