TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Prill 2024, 17:47

Protesta e blegtorëve dhe fermerëve, Korreshi: Qeveria aktuale do më shumë qumështin serb se atë shqiptar!

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e blegtorëve dhe fermerëve, Korreshi: Qeveria aktuale do

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka reaguar pas protestës që kanë zhvilluar blegtorët dhe fermerët për uljen drastike të çmimit të qumështit.

M anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Korreshi deklaroi se qeveria aktuale do më shumë qumështin serb se atë të blegtorëve shqiptar. Sipas tij, prandaj është bërë dhe ulja drastike e çmimit të qumështit, për të demoralizuar blegtorët dhe fermerët.

Sot Blegtorët dhe Fermerët kanë protestuar së bashku për uljen në mënyrë drastike dhe të pashpjegueshme të çmimit të qumështit!

Ky shtet do më shumë qumështin Serb se atë të Blegtorëve Shqiptar. Këta të fundit janë kategoria më e pa mbrojtur së bashku me fermerët. Pa ndihma nga shteti dhe me kritere absurde për mbajtjen e rritjen e bagëtive.

Subvencione që marrin miqtë e partisë dhe jo fermerët e ndershëm që kanë një kosto të papërballueshme për rritjen e bagëtive. Edhe pse çmimi i djathit është në stratosfere ai i qumështit është ulur nga të gjithë grumbulluesit si një formë e pastër karteli ndërmjet tyre.

Shtet dëgjo e mba vesh, hajdutëria jote nuk mund të rendoj fermerët, autoritet i konkurrencës po falimentoni blegtorët me këto forma kartele e çmim që eliminon konkurrencën”, shkruan Korreshi.

korreshi

Lini një Përgjigje