
Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi pas përfundimi të mbledhjes në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ka hedhur akuza ndaj mazhorancës se po mban të bllokuar qëllimisht çështjen e mandatit të, Olta Xhaçkës.
Në një deklaratë për mediat, Bardhi tha se në fund të asaj mbledhje nuk u kuptua se çfarë u votua. Sipas tij ky konfuzion ndodhi sepse deputetët e PS-së, sipas tij, nuk kanë marrë ende një urdhër nga Rama se si do të veprohet me mandatin e Xhaçkës.
Bardhi gjithashtu i bëri thirrje ndërkombëtarëve që ta vëzhgojnë nga afër procesin. Sipas deputetit të PD-së, nëse bllokohet sërish vendimi i Gjykatës Kushtetuese nga kryeministri, atëherë sistemi i ri i drejtësisë ka rënë.
“Zvarritja nga qershori i 2022 deri në 2023 kur Kushtetuesja mori vendimin ishte një mbrojtje politike që mazhoranca i kishte bërë deputetes Olta Xhaçka. Qëndrimi i mazhorancës hedh në erë parimet e shtetit ligjor. I vetmi autoritet që i imponohet deputetëve është Gjykata Kushtetuese. Rama po e mbron Xhaçkën, arsyet le të dalë t’i thotë vetë Xhaçka. Është i vërmi rast ku asnjë deputet nuk mund të votojë siç ai mendon sepse është gjykata kushtetuese që na dikton për mënyrën si duhet të veprojë në këtë rast.
Ju e patë nuk patën guxim të marrin as vendim. Nuk ka dhënë sinjal ende Rama se çfarë do bëhet dhe nuk morën asnjë vendim. S’kanë marrë ende sinjalin. Ata mendojnë se i vetmi që mund të urdhërojë si të veprojnë është Rama. Në këtë rast duhet të zbatohet vendimi i kushtetueses. Kuvendi i Shqipërisë në 2024 s’duhet të vinte në dyshim vendimet e kushtetueses”, tha Bardhi.
I pyetur se çfarë hapi do të ndërmarrë opozita nëse mazhoranca vendos sërish ta zvarrisë çështjen e Olta Xhaçkës, Bardhi tha se arsyeja e vetme e zvarritjes, është se Rama ka frikë se është vetë i përfshirë në aferën e 1 mijë metrave që i ka dhënë bashkëshortit të Xhaçkës.
“Këtu nuk bëhet fjalë për raport të opozitës por për vendim të gjykatës. Ky është puçi më i rëndë institucional i ndodhur. E di ku e ka hallin Rama se i ka dhënë 1000 m2 tokë për të investuar. Rama ka hall se Xhaçka e tërheq me vete në burg. Ti dalë frika të zbatojë kushtetutën dhe vendimet e gjykatës", shtoi ai.
Lini një Përgjigje