Fondi 1 miliardë lekë që i është akorduar PD-së zyrtare, është ndarë në 4 këste nga 250 milionë lekë çdo 3 muaj; nga të cilat, deri tani janë tërhequr 250 milionë lekët e 3 muajve janar- mars 2024, ndërsa kësti i muajve prill-qershor është bllokuar nga Ministria e Financave...
Moralisti “Pro-amerikan” Edi Rama, betohej se nuk do të kontaktonte me grupin e “Non grata” Sali Berishës; por është bërë “by*th e brekë” me të, duke i njohur Foltoren si PS, kur nuk është parti e regjistruar, ndërsa Saliun e ka pranuar si kryetar të PD, dhe po vazhdojnë qokat reciproke.
Sipas pazarit, Sali Berisha i firmosi amnistinë e zyrtarëve të dënuar, hoqi dorë nga komisionet hetimore për çarterin, dosjen “McGonigal”, kullat “Alabbar”, PPP Hemodializën e Laboratorët; ndërsa Edi Rama, i plotësoi kërkesën për spostimin e PD-së zyrtare; nuk po e quan më “non- grata”; dhe e pranoi në “tepsinë” e parlamentit dhe duket se i ka bërë gati fondin nga taksat publike.
Sipas informacionit nga Ministria e Financave, Edi Rama ka udhëruar ministrin Ervin Mete, të bëjë gati 750 milionë lekë, që do t’i jepen Foltores brenda muajit prill 2024 me vendim qeverie.
Nuk dihet si do ta justifikojë Ministri i Financave, Ervin Mete, këtë fond me vlerë 750 milionë lekë, që Babloku ka urdhëruar t’i jepet Foltores së “non grata” Sali Berishës, kur ajo nuk është parti politike legjitime e nuk mund të përfitojë fonde shtetërore.
Së dyti, fondet e partive për vitin 2024, janë miratuar me ligjin e buxhetit të shtetit dhe i ka akorduar KQZ-ja në muajin janar, kur 1 miliardë lekë i ka marrë PD me kryetar Lulzim Bashën.
Por Babloku e ka urdhëruar, që grupit Foltore të mikut e aleatit të tij “non grata”, t’i jepen 750 milionë lekë dhe urdhri do zbatohet; ndryshe, Ministri Financave, Ervin Mete shkarkohet e mund të ketë pasoja penale, si paraardhësi tij Arben Ahmetaj, që refuzoi të firmoste për landfillet.
Për t’i dhënë çekun 750 milionë lekë Foltores, ministri Ervin Mete ka pasur dy rrugë veprimi: Ta akordonte këtë vlerë nga fondet e emergjencës, ose PD-ës së drejtuar nga Lulzim Basha, t’i heq fondin e akorduar nga Qeveria e KQZ; por nga fondi emergjencave nuk mund të jepen, sepse nuk është emergjencë financimi i Foltores, dhe as nuk është parti e regjistruar.
Ngelet si mundësi, heqja e fondit të PD-së zyrtare dhe kalimi të Foltorja; që thuhet se ka nisur të zbatohet të premten nga ministria e Financave dhe Thesari Shtetit, me bllokimin e fondit.
Konkretisht, fondi 1 miliardë lekë që i është dhënë PD-së zyrtare, është ndarë në 4 këste nga 250 milionë lekë çdo 3 muaj; nga të cilat, ajo ka tërhequr 250 milionë lekët e 3 muajve të parë janar- mars 2024, ndërsa kësti i 3 muajve prill-qershor nuk i është i çelur.
Siç duket, pjesën 750 milionë lekë, Babloku ka urdhëruar t’i jepet Foltores, duke ia kaluar nëpërmjet KQZ-së si financim partie politike, kur Foltorja nuk është parti.
Nuk do jetë çudi, që në vijim të pazarit Rama- Berisha, shumë “ushtarë” besnikë të Saliut, të marrin poste drejtuese në sektorët ku qarkullojnë miliarda e ka pasuri, ndërkohë që biznesmenë të Foltores, familjes e fisit “non grata”, kanë filluar të marrin tenderë e leje ndërtimi./Pamfleti
Lini një Përgjigje