TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Prill 2024, 14:27

Mandati i Xhaçkës, Bardhi përplaset me Nikollën: Ju po mbroni ministren, vendimi i Kushtetueses të futet në seancën e radhës!

Shkruar nga Pamfleti

Mandati i Xhaçkës, Bardhi përplaset me Nikollën: Ju po

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin është mbledhur sot për të diskutuar mandatin e Olta Xhaçkës.

Gazment Bardhi kërkoi që zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të përfshihet në rendin e ditës në seancën e ardhshme.

Ndërsa, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, i kujtoi periudhën kur Kuvendi nuk zhvillonte seanca normale, për shkak të tensioneve që opozita krijonte çdo seancë.

Bardhi: Këshilli i rregullores së mandateve nuk ka çfarë të shqyrtojë më. Ju po e mbroni Xhaçkën. Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të përfshihet në rendin e ditës në seancën e ardhshme.

Nikolla: Ju bëj me dije që janë ndjekur të gjitha procedurat që neni 87 parasheh. Ky Këshill nuk mund të mblidhej pa u botuar në Fletoren Zyrtare vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Sa i përket periudhës tjetër, nga korriku dhe deri tani, pyetje drejtojani vetes se ishim në anormalitet.

Bardhi: Në shtator aty ishim

bardhi nikolla xhacka kushtetuese

Lini një Përgjigje