TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Prill 2024, 14:01

GJKKO rrëzon sërish Berishën dhe Malltezin, mbeten në arrest shtëpie

Shkruar nga Pamfleti
GJKKO rrëzon sërish Berishën dhe Malltezin, mbeten në arrest
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

GJKKO ka rrëzuar sërish kërkesat për revokim të masave për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin.

Për të disatën herë që nga vendosja e masave te sigurisë nga GJKKO me kërkesë të SPAK, Sali Berisha dhe dhëndri i tij  Jamarbër Malltezi iu drejtuan sërish sot Gjykatës së Posaçme për zëvendësimin e këtyre masave me masë me të lehtë siç është ajo e detyrimit për tu paraqitur.

Në kërkesën e drejtuar gjykatës avokatët e Berishës dhe Malltezit ata argumentonin se në këtë fazë që ndodhet hetimi janë zbutur nevojat për mbajtjen e tyre në masën “arrest shtëpie” dhe për këtë arsye kërkonin vendosjen e një mase me të lehtë. 

Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi ndodhen prej muajsh në masën arrest shtëpie.

Berisha akuzohet për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i Kodit Penal lidhur me privatizimin e ish kompleksit Partizani, ndërsa Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim, Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve për të njëjtën dosje.

Disa herë gjykata u ka thënë jo kërkesave te tyre për ndryshim mase, por avokatët e dy të akuzuarve nuk heqin dorë nga këto kërkesa duke iu drejtuar thuajse çdo javë gjykatës për të mundësuar lirinë për dy klientët e tyre. Ndërkohe që prokuroria e Posaçme ka kundërshtuar në të gjitha rastet ndryshimin e masave duke kërkuar vazhdimin e tyre ne arrest shtëpi.   

Lini një Përgjigje