
Vijojnë debatet e ashpra mes kryetarit Ervin Salianji dhe anëtarëve në Komisionin Hetimor të TIMS që po mbahet ditën e sotme. Deputeti Nasip Naço ka thënë se hetimi ka dështuar që në planin paraprak. Ai u tha demokratëve se siç dështuan në zgjedhje, do të dështojnë sërish dhe ka akuzuar se nuk kanë cituar korrekt nenin.
Salianji është kundërpërgjigjur duke i thënë të depozitojnë çdo shkelje në Gjykatën Kushtetuese. Ai ka ironizuar Nasipin duke e cilësuar si të paqëndrueshëm.
Nasip Naço: Ju keni dështuar që në planin paraprak. Po dështon Komisioni Hetimor. Nuk keni cituar korrekt nenin. Siç dështuar në zgjedhje, do të dështoni sërish. Kërkoni dhe gjithë trupin diplomatik për të dëshmuar, vetëm ju mund ta bëni këtë gjë.
Ervin Salianji: Çdo shkelje mund ta depozitoni në Gjykatën Kushtetuese. Gjylameti ka kërkuar që të thirren Berisha dhe Basha. Faleminderit mësues Nasipi. Ta thoni ju mësues Nasipi që keni qenë njëherë këtej e njëherë andej, nuk shkon. Unë kam qëndruar vetëm nga njëra anë gjithmonë. Po bëni cirk me fjalë e forma, jeni të lirë të thoni çfarë të doni.
Lini një Përgjigje