
Debate të ashpra janë zhvilluar mes anëtareve të Komisionit Hetimor për sistemin TIMS të mbledhur ditën e sotme. Deputeti i PS-së, Toni Gogu, i tha kryetarit të Komisionit Ervin Salianji, se plani hetimor nuk ndërtohet me montazhe.
Ai tha se hetimin e bëjnë ekspertët dhe akuzoi me ironi Salianjin, se po e bën për të zbritur Berishën nga ballkoni. Ndërsa kryetari i Komisionit u përgjigj duke i thënë se po bëjnë zhurmë për të kërcyer nga belaje.
Ervin Salianji: Ju nuk bëni dot estradë këtu. Nuk është pazar kjo jo.
Toni Gogu: Mos monto diskutime në një plan hetimi. Plani i hetimit nuk ndërtohet me montazhe. Është mërzitur Gazi pse e ke thirrur ti. Hetimin e bëjnë ekspertët. Propozimet tona vijnë nga ekspertët. PS kupton rolin e drejtësisë, por edhe hallin tënd e kupton. Ti do ta zbresësh nga ballkoni Berishën, por nuk e zbret dot. Çdo përpjekje e juaj për tu bërë gjyqtari i Berishës të mos e ktheje këtë komision në një komision qesharak, pro të bëjmë atë që na ka ngarkuar ligji.
Ervin Salianji: Po kërceni nga belaja. Keni ardhur të bëni zhurmë. E di se doni kohën e Kooperativës.
Lini një Përgjigje