
Po mbahet mes debateve mbledhja e Komisionit hetimor për TIMS-in.
Blerina Gjylameti dhe deputeti Ervin Salianji kishin një “përplasje” me njëri-tjetrin përsa i përket listës së dëshmitarëve.
Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylametin në komisionin hetimor për të dhënat e sistemit ‘TIMS’ hodhi poshtë kërkesën e saj për të thirrur dëshmitar Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, pasi sipas saj po bënte ironi.
Gjylameti u shpreh se ky komision është ngritur vetëm për hakërrimin e sistemit TIMS dhe jo për të vënë nën hetim kryeministrin Edi Rama.
Ndërkohë kryetari i komisionit Ervin Salianji tha se nuk i shpëtohet dot hetimeve sado të përpiqet dikush.
Pjesë nga debati:
Blerina Glameti: Ky komision është ngritur vetëm për hakërrimin e sistemit TIMS. Jo për të hetuar kryeministrin apo ministra. Ironinë mos e shit si shpëtimtar dhe kalorës të pafajësisë. Duhet të kuptojmë se cilët janë përgjegjës për prekjen e sistemit TIMS. Duhet të vijë nga plani i hetimit. Nëse keni për të thirrur dëshmitarë, thirrini. Ju thatë se mund të thërrisni dhe Mehmet Shehun dhe Koci Xoxen. Pse s’i vutë emrat atje? Ironia është e njëjtë. Si thirren dëshmitarët!
Salianji: Nuk kishte lidhje as me procesverbalin dhe as me lidhjen këtu, ju doni që të gjeni sebepin për të ikur nga këtu. Unë nuk lexoj dot ëndrra, se kam këtë aftësi. Nuk lexoj dot as elementë të çdo metafore apo figure letrare. Edhe zoti Lulzim Basha si ish-ministër, se ka qenë ministër i Brendshëm dikur. Nuk i shpëtojmë dot hetimeve, çfarë do që të bëni. Zoti Berisha është aq Romeo, sa ju jeni Xhuljeta.
Lini një Përgjigje