TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Prill 2024, 12:21

Arrestimet nga SPAK, avokati Arben Llangozi: Erion Veliaj në pozita të vështira, është i implikuar!

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimet nga SPAK, avokati Arben Llangozi: Erion Veliaj në pozita të
Avokati Arben Llangozi

Avokati Arben Llangozi ka komentuar deklaratat e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, në lidhje me skandalin 5D që ka përfshirë Bashkinë e Tiranës.

Sipas avokatit, Veliaj tani është në pozita të vështira.

'Unë e thashë dhe e rithem që Erion Veliaj eshtë në pozita shumë të vështira, për arsye të vetë deklaratës që bëri për mediat.

Ishte i irrituar, pra në njëfarë forme ai e reflektoi pozicionin e tij të vështirë.

Unë e kam thënë dhe e rithem se çdo titullar insitucioni është i implikuar të paktën në një vjedhje dhe në rastin aktual nuk kemi një dëm të vogël ...por kemi një vazhdimësi , që janë marrë fonde nga bashkia, dhe padyshim që ai ka qenë në dijeni të këtij fakti.

Por,  edhe nëse nuk ka qenë në dijeni, duhet të ishte, sepse në atë pozicion punë është për të kontrolluar çdo qindarkë dhe çdo vartës të tij.

E ka detyrë ligjore!', tha ai.

Ditën e djeshme, Erion Veliaj reagoi pas 7 ditëve për skandalin që ka plasur në Bashkinë e Tiranës, ku drejtorët e tij më të rëndësishëm kanë përfunduar në pranga me urdhër të SPAK.Veliaj mbrojti punën e drejtorëve, por u distancua kategorikisht nga aferat e tyre, duke përdorur argumentat e Edi Ramës, se nuk ka përgjegjësi për "punët" që mund të kenë bërë drejtorët prapa shpinës së tij. 

Edhe Rama përmes një statusi të gjatë në rrjetet sociale, reagoi për herë të parë ndaj arrestimeve të kryera nga SPAK ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, duke mbështetur tërësisht qëndrimin e mbajtur nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Lideri i PS tha se për këtë çështje po hidhet baltë dhe shpifje nga opozita.

Ndërkohë kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka treguar prapaskenat e deklaratave të Edi Ramës që mbështeti qëndrimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj lidhur me skandalin e kompanisë 5D.

Bardhi shprehet se Edi Rama mbështeti Erion Veliajn edhe më shumë sesa mbështeti vëllain e tij biologjik Olsi Rama, sepse e di që Erion Veliaj i ka në dorë fatin e pushtetit.

erion veliaj rama arben llangozi

Lini një Përgjigje