TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Prill 2024, 11:25

Vokshi pyet ministren e Shëndetësisë: A kanë ikur dritat në QSUT për 2 orë dhe kanë ndërruar jetë 4 të sëmurë?

Shkruar nga Pamfleti

 

Vokshi pyet ministren e Shëndetësisë: A kanë ikur dritat
Albana Vokshi

Në Komisionin për Çështjet Sociale dhe Shëndetësisë Albana Vokshi ka ngritur shqetësimin për mosfunksionimin e urgjencës në QSUT tashmë prej 2 muaj, pas zjarrit që përfshiu katin 0 të spitalit.

Vokshi pyeti ministren e Shëndetësisë, nëse është i vërtetë informacioni se kanë ikur dritat në QSUT për më shumë se dy orë dhe 4 të sëmurë kanë humbur jetën, gjatë periudhës që kanë ikur dritat, pasi kanë qenë të intubuar, nuk ka funksionuar linja backup.

"Ta bënim mbledhjen në Urgjencën  QSUT-së ka rreth 2 muaj që nuk funksion. Ka rënë dy herë zjarr. Nuk funksionon asnjë aparaturë. Ende pacientët shkojnë nga një spital në një spital tjetër. Me votat  shumicës e rrëzuat kërkesën time ta bënim seancën në QSUT. Sa mund të ndihmoni për zgjedhjen  situatës. Meqë kishte dhe 2-3 deputetë që e miratuan si propozim do të doja të vijë sa më parë ministra dhe Drejtoresha, pasi para 3 ditësh një tender tjetër është dhënë për të vënë në funksionim të që është djegu dhe shkatërruar. Tenderi është 300 mijë euro. Po shkojnë paratë e Shqiptarëve në një gropë, po jepen para të tjera dhe askush nuk ka ardhur këtu në këtë komision se çfarë e shkaktoi zjarrin e parë. Ishte për shkak të vjedhjeve të 17 mln euro. Pse nuk flitet pse nuk tregojnë, cilat janë pajisjet që janë shkatërruar që janë djegur që nuk funksionojnë më .17 mln euro jo vetëm kosto, por prej dy muajsh nuk vite në funksionim godina.

Ngjarje e rëndë në QSUT. Sipas këtij informacioni një punonjës që punon në QSUT kanë ikur dritat për më shumë se dy orë. Sipas këtij punonjësi ka pasur 4 të sëmurë që kanë humbur jetën, gjatë periudhës që kanë ikur dritat, pasi kanë qenë të intubuar, nuk ka funksionuar linja backup. Nëse ky informacion është i vërtetë do të ishte një skandal shumë i madh. Një spital si QSUT a mund të rri pa drita. A është e vërtetë që të premten në mëngjes duke u gdhirë kanë ikur dritat. Pse s’ka punuar gjeneratori. Ku janë dërguar pacientët."- tha Vokshi.

Lini një Përgjigje