TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Prill 2024, 10:44

Edi Paloka: Ka vetëm një garë mes Ramës dhe Veliajt

Shkruar nga Pamfleti
Edi Paloka: Ka vetëm një garë mes Ramës dhe Veliajt
Rama dhe Veliaj

Deputeti demokrat Edi Paloka shprehet se mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt nuk ka një konflikt. E vetmja garë, sipas tij, është se cili prej tyre është më i urryer.

“Për ata që fantazojnë konflikte mes Ramës dhe Velinës… E kam thënë gjithmonë që këta janë bashkë dhe të ndërfutur tek njeri-tjetri.

E vetmja “garë” mes tyre është se kush është më i urryer e kush më i neveritshëm…,” shkruan Paloka.

Në Bashkinë e Tiranës janë arrestuar disa ish-zyrtarë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Arrestimet vijnë në kuadër të hetimeve për dosjen 5D, për të cilën opozita ka bërë disa denoncime.

SPAK ka lëshuar 9 urdhër-arreste, përfshirë Mariglen Qaton dhe Redi Mollën. Redi Molla është ish-drejtor i UKT, i larguar qe ne vitin 2020. Kurse Mariglen Qato ish-drejtor i IMT-së në vitet 2015-2022.

Gjithashtu, një urdhër arresti është lëshuar për biznesmenin, Nestor Muhametllari.

rama velaij sapk

Lini një Përgjigje