TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Prill 2024, 20:35

Ndërhyrjet në sistemin TIMS, PS “nxjerr” Berishën nga shtëpia! PD thërret edhe krerët e SHISH

Shkruar nga Pamfleti
Ndërhyrjet në sistemin TIMS, PS “nxjerr” Berishën nga
Berisha në arrest shtëpie

Ja lista finale me emrat që do të thirren si dëshmitarë në komisionin hetimor për ndërhyrjet në TIMS

Zbardhet lista finale e personave që do të merren në pyetje në komisionin hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS. Nesër do të mbahet mbledhja e radhës dhe pritet të miratohet lista me emra të kërkuar nga të dyja palët.

Demokratët kanë kërkuar që të japin dëshmi Edi Rama, Taulant Balla, Muhamet Rumbullaku, por edhe drejtuesit e SHISH. Ish-zv/drejtori Olian Kanushi dhe drejtuesja aktuale Vlora Hyseni. Po ashtu është thirrur dhe gazetari Ferdinad Dervishi, ai i cili zbuloi skemën e ndërhyrjeve në TIMS.

Ndërkohë PS ka kërkuar 3 emra si dëshmitarë: Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Gazmet Bardhin. Emrat janë kërkuar nga Blerina Gjylameti dhe kjo është pranuar nga drejtuesi i komisionit, Ervin Salianji. Kjo do të thotë se Berisha do të dalë nga arresti shtëpiak duke shkuar për disa orë në Kuvend. Duke qenë se ai ka folur disa herë për ndërhyrjet në TIMS, PS e ka thirrur si dëshmitar.

Gjatë një takimi me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, i ngarkuari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë, Martin McDowell shprehu shqetësimin e SHBA-ve lidhur me shkeljen në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit. McDowell kërkoi hetim të shpejtë dhe të plotë, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit në hetimin e tyre.

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës në Tiranë, H. Martin McDowell u takua sot me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla. Ata diskutuan bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në fushën e zbatimit të ligjit dhe mbështetjen për një sërë çështjesh të lidhura me sigurinë. I ngarkuari me Punë McDowell vuri në dukje shqetësimet e SHBA në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit.

Ai nxiti një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshi edhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri. McDowell i tha gjithashtu Ministrit Balla se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin Ministrinë dhe Policinë e Shtetit në hetimin e tyre”, u tha në njoftimin e Ambasadës.

Ndërhyrjet në sistemin TIMS, PS “nxjerr” Berishën nga

Opozita ka ngritur pretendime se të dhënat personale, më konkretisht ato të bazës së TIMS-it janë vjedhur. Sipas denoncimeve që erdhën edhe nga ekspertë të IT, të dhënat ishin marrë me një USB nga brenda Policisë së Shtetit. Ndërkohë AMP ka bërë një denoncim në Prokurori ndaj Forcës Operacionale.

Ndërhyrjet në sistemin TIMS, PS “nxjerr” Berishën nga

Lini një Përgjigje