TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Prill 2024, 15:47

SPAK “tallet” me Berishën, zgjat sërish afatet për dosjen “Partizani”; kreu i Foltores mbetet gjatë në izolim

Shkruar nga Pamfleti
SPAK “tallet” me Berishën, zgjat sërish afatet për
Berisha-Malltezi

Berisha do të qëndrojë gjatë në dritaren e banesës. Për sa kohë hetimet nuk mbyllen, do të thotë që dosja nuk dihet kur shkon në gjykatë.

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se do të qëndrojë shumë gjatë në arrest shtëpie. Sfida ndaj SPAK për të mos pranuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” duket se po i kushton shtrenjtë.

Teksa po i sulmon dhe anatemon prokurorët, këta të fundit i kanë dhënë një goditje të fortë. Ata kanë zgjatur hetimet në ngarkim të tij dhe dhëndrit të tij duke bërë që dosja të mos shkojë as të paktën këta 3 muaj në gjykatë.

Lajmi është bërë i ditur nga dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili ka sulmuar kreun e SPAK, Altin Dumani. “Përshëndetje Z. Dumani, u njoha me vendimin tuaj për zgjatjen e hetimeve pasi kinse 6 muaj ishte e pamjaftueshme ngaqë hetimet janë komplekse. Në fakt ju po hetoni për (1) kthimin e pronës tek pronari i ligjshëm pas vjedhjes se saj nga shteti hajdut komunist për 65 vjet, (2) privatizimin e detyruar të objekteve të rrënuara dhe te uzurpuara (në bashkëpunim me ata zyrtarë që paguheshin për të ruajtur dhe administruar) dhe (3) zhvillimin nga pronarët privatë të tokës së tyre”, shkruan ai.

Por ky vendim i prokurorëve do të thotë telashe për Berishën. Ai do të qëndrojë gjatë në dritaren e banesës. Për sa kohë hetimet nuk mbyllen, do të thotë që dosja nuk dihet kur shkon në gjykatë. Po ashtu më pas gjyqi do të zgjasë dhe mund të themi se Berisha do qëndrojë i izoluar për shumë muaj, për të mos thënë vite.

Sali Berisha dhe Malltezi janë marrë të pandehur për abuzime me privatizimin e pronave te ish-Kompleksi "Partizani". Prokuroria shprehet se nga ana e ish-kryeministrit është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Ndërsa Malltezi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.

Në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi J. M. Nga ana e shtetasit S. B., në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë  kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhrave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor ndër të tjerë, edhe të shtetasit J. M., bashkëshorti i vajzës së tij”, shprehet SPAK për Berishën.

Ndërsa sa i takon Malltezit, prokuroria deklaron në dosje se: Privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, u bë me qëllimin e vetëm për t’u shtënë në dorë, ndryshuar destinacioni dhe përdorur për përfitime materiale nga Malltezi; 

Ndryshimet e kryera në lidhje me destinacionin e zonave nga sportive në të banimit, gjë që ka çuar në kryerje ndërtimesh, nga të cilat ka përfituar drejtëpërdrejtë Malltezi;

Të gjitha përfitimet monetare, që ka marrë Malltezi në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro. /Pamfleti

spak berisha partizani

Lini një Përgjigje