TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Prill 2024, 12:33

Mandati i Olta Xhaçkës “fle në sirtarët” e Kuvendit, Këshilli i Mandateve shqyrton nesër vendimin e Kushtetueses

Shkruar nga Pamfleti
Mandati i Olta Xhaçkës “fle në sirtarët” e
Olta Xhaçka

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, është shprehur se moszbatimin i vendimit për mandatin e ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka (aktualisht deputete), është një situatë e pazakontë dhe e pamundur të ndodhë në një shtet demokratik.

Ditën e nesërme, 8 Prill, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të shqyrtojë dosjen e deputetes Olta Xhaçka për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes socialiste.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës, që mbahet në “sirtar” prej më shumë se një viti nga PS në Kuvend, ka përplasur javën e kaluar maxhorancën dhe opozitën në Konferencën e Kryetarëve.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar gjatë mbledhjes pa praninë e mediave te Konferencës së Kryetarëve që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe çështja të kalojë në Kuvend, duke shtuar se maxhoranca ka nxjerrë justifikime absurde nga janari 2023 deri më sot.

Bardhi akuzon mazhorancën se po mbaron deputeten Xhaçka dhe familjarët e saj, nga hetimet dhe tha se ky është një sinjal për SPAK që të mos hetojë deputeten dhe familjarët e saj.

Ai theksoi se PS kërkon të zvarrisë çështjen, duke e kthyer edhe njëherë tek Këshilli i Mandateve, kur “vendimet e këtij Këshilli kanë qenë subjekt i shqyrtimit ne Kushtetuese”, u shpreh Bardhi.

Ndërsa kryeparlamentarja Lindita Nikolla deklaroi gjatë mbledhjes se Këshilli i Mandateve do të mblidhet të hënën (8 prill) dhe do të vijohet me procedurën.

Ndaj deputetës Xhaçka ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që mban datën 18 Janar 2023.

14 muaj më parë, Gjykatës Kushtetuese vendosi pushimin e çështjes pasi 1/5 e deputetëve të Kuvendit pjesë e opozitës kërkuan shfuqizimin e vendimeve të Kuvendit, i cili nuk miratoi raportin e PD-së që pretendon se deputetja Xhaçka ishte në papajtueshmëri të ushtrimit të mandatit të saj për shkak të statusit që kishte përfituar familjari i saj.

Në 18 janar të një viti me parë Gjykata Kushtetuese e pushoi e gjykimin e çështjes, pasi më parë sipas Kushtetueses do të duhet të shprehet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Vete kryetarja e Gjykatës Kushtetuese në daljen e saj publike para mediave për herë të parë për vitin 2024 kur u pyet për mandatin e Olta Xhaçkës deklaroi se moszbatimin i vendimit për mandatin e ish-ministres së Jashtme aktualisht deputete, është një situatë e pazakontë dhe e pamundur të ndodhë në një shtet demokratik.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin përbëhet nga 10 deputetë, në përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe pakicës parlamentare, i cili verifikon mandatin e deputetit.

Përballë njeri-tjetrit në këtë këshill do te jenë Bledi Çuçi, Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji, Klotilda Bushka, Arben Pëllumbi dhe Ermonela Felaj.

olta xhaçka pd mandati spak bardhi

Lini një Përgjigje