TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Prill 2024, 09:09

Sa kollaj është ta shantazhosh një lider hajdut!

Shkruar nga Pamfleti
Sa kollaj është ta shantazhosh një lider hajdut!
Erion Veliaj dhe Edi Rama

Ditën e djeshme, Erion Veliaj reagoi pas 7 ditëve për skandalin që ka plasur në Bashkinë e Tiranës, ku drejtorët e tij më të rëndësishëm kanë përfunduar në pranga me urdhër të SPAK.

Veliaj mbrojti punën e drejtorëve, por u distancua kategorikisht nga aferat e tyre, duke përdorur argumentat e Edi Ramës, se nuk ka përgjegjësi për "punët" që mund të kenë bërë drejtorët prapa shpinës së tij. 

Por kjo deklaratë e Veliajt sipas analistit Andi Bushati është një shantazh i qartë ndaj kryeministrit Edi Rama. 

"Sa kollaj është ta shantazhosh një lider hajdut. Delfini i tij sapo e provoi. Inshalla ky është i fundi që e tërheq në këtë gropë", shkruan Bushati. 

Dje Rama përmes një statusi të gjatë në rrjetet sociale, reagoi për herë të parë ndaj arrestimeve të kryera nga SPAK ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, duke mbështetur tërësisht qëndrimin e mbajtur nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Lideri i PS tha se për këtë çështje po hidhet baltë dhe shpifje nga opozita.

Ndërkohë kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka treguar prapaskenat e deklaratave të Edi Ramës që mbështeti qëndrimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj lidhur me skandalin e kompanisë 5D.

Bardhi shprehet se Edi Rama mbështeti Erion Veliajn edhe më shumë sesa mbështeti vëllain e tij biologjik Olsi Rama, sepse e di që Erion Veliaj i ka në dorë fatin e pushtetit.

‘Shantazhi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës funksionoi! Nuk janë thjesht dy hallexjinj të drejtësisë, por edhe dy bashkëpunëtorë të afërt, ku fati i njërit përcakton fatin e tjetrit. Prandaj sot Edi Rama mbështeti Erion Veliajn edhe më shumë sesa mbështeti vëllain e tij biologjik Olsi Rama, sepse e di që Erion Veliaj i ka në dorë fatin e pushtetit.

Pasi Gjykata Antikorrupsion urdhëroi SPAK të hetojë edhe Erion Veliajn, Edi Rama zgjodhi edhe kësaj here të sulmojë opozitën. Asnjë fjalë për thelbin e çështjes, asnjë sqarim sesi vjedhja e të paktën 22 milion eurove nga buxheti i Bashkisë Tiranë i shpëtojë syrit të patronazhistëve të tij, që dinë gjithçka për çdo qytetarë, por nuk dinë që Shtabi Elektoral i Erjon Veliajt me nje skemë të pastër mashtrimi kanë vjedhur të paktën 22 milion euro.

Çdo Kryeministër i pashantazhueshëm do kishte mbështetur Gjykatën Antikorrupsion që kërkon të hetohet Erion Veliaj, dhe kurrësesi këtë të fundit. Por ky nuk mund të jetë Edi Rama, që në të njëjtën mënyrë si Erion Veliaj, nuk dinë as çfarë bën i vllai, as çfarë bën zëvendësi i tij në Qeveri, as çfarë bëjnë ministrat e tij të korruptuar. Prandaj janë të dy njëlloj hallexhinjë të drejtësisë.’, shkroi Bardhi.

 

erion veliaj rama spak

Lini një Përgjigje