TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Prill 2024, 15:25

Basha godet Ramën dhe grupin e Berishës: Janë në garë se kush shkon i pari në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Basha godet Ramën dhe grupin e Berishës: Janë në garë

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka shpërthyer në sulme ndaj Ramës dhe Rithemelimit, duke deklaruar se janë në garë se kush shkon i pari në SPAK.

Basha deklaroi se vetëm PD që bëhet zëri i qytetarëve është zgjidhja e duhur për Shqipërinë. Basha, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka ndarë momente nga procesi i zgjedhjeve në strukturat e Partisë Demokratike.

Ndërkohë që kundërshtarët tanë politikë janë në garë me njëri-tjetrin se kush do paraqitet i pari para drejtësisë, Partia Demokratike e Shqipërisë ecën e sigurt me njerëzit e duhur, pa pengjet e së kaluarës dhe me vizionin e nevojshëm për të bërë ndryshimin që shqiptarët presin.

Urime të përzemërta për anëtarët e kryesisë dhe për kryetarët e zgjedhur nga Kuvendet Zgjedhore të degës Divjakë – Julian Gjini, Bulqizë – Edmond Isaku dhe Mat – Arjan Lika! Vetëm një PD që bëhet zëri i qytetarëve, është zgjidhja e duhur për Shqipërinë”, tha ai.

Lini një Përgjigje