
Bledi Çuçi ka mbledhur sot Grupin Parlamentar të PS-së, për të diskutuar mbi axhendën e javës për Kuvendin dhe seancën plenare të së enjtes, ku pritet të kalojnë disa projektligje.
Ai kërkoi prezencën aktive të deputetëve në seancë, për të diskutuar sipas rendit të ditës. Në mbledhje u trajtuan edhe çështje të ndryshme të ngritura nga deputetët sipas zonave të tyre. Gjithashtu do të paraqitet edhe Raporti Vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit në BE për vitin 2023.
Kjo nuk është hera e parë që Çuçi kritikon deputetë e PS. Para nisjes së sesionit të ri të Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS Bledi Çuçi ka mbledhur deputetët dhe tha se ndryshimet në rregulloren e Parlamentit synojnë të disiplinojnë mbarëvajtjen e seancave teksa ka kërkuar nga deputetët e PS prezencë nëpër seanca për të mos cënuar kuorumin dhe votimet e ligjeve.
Më tej kreu i grupit të PS kërkoi nga deputetët rritje cilësore të debateve në Parlament dhe pjesëmarrje aktive të deputetëve.
Lini një Përgjigje