TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Prill 2024, 10:54

Hapja e sezonit veror/ Rama: Sfida e Shqipërisë për 10 milionë turistë

Shkruar nga Pamfleti
Hapja e sezonit veror/ Rama: Sfida e Shqipërisë për 10
Edi Rama

Shqipëria për herë të parë ka mirëpritur Takimin e 70-të të Komisonit për Evropën e Organizatës Botërore të Turizmit. Një takim me rëndësi të madhe jo vetëm në fushën turistike, por edhe si një organizim i nivelit të lartë të UNËTO që mbahet në vendin tonë.

Kryeminsitri Edi Rama mori pjesë në këtë takim, ku u shpreh se puna që ka bërë Shqipëria për turizmin është mjaft mirë. Ai theksoi se vitin e kaluar u rregjistruan 10 milionë turiste, ndërsa kjo mbetet një sfidë edhe për këtë vit.

Rama më herët ka publikuar në rrjete sociale një video promovuese të këtij evenimenti, ku ka theksuar se do ta kthejë Tiranën në një pol dinamik të eventeve.

“Me entuziazmin e ndjesinë e Shqipërisë Turistike ku me të njëjtën energji i japim mirëseardhjen delegacioneve të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit që do ta kthejë Tiranën në një pol dinamik të eventeve dhe ngre në një tjetër nivel promovimin e Shqipërisë”, shprehet Rama.

“Pasditen e së dielës u zhvillua pritja e mbërritjes së delegacioneve të UNËTO përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate Zurab Pololikashvili, Drejtoresha Ekzekutive e UN Tourism Natalia Bayona si dhe ministra të Turizmit e përfaqësues të lartë të këtij sektori nga 40 vende të Europës.

Sipas agjendës së bërë publike nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ditën e hënë më 8 prill do të mbahet mbledhja të 70-të të Komisionit për Evropën të UNËTO, ku do të marrë pjesë kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

“Më date 9 prill, do të mbahet edhe një Konferencë për Investimet në turizëm me tre panele diskutimi, gjatë së cilës do të prezantohet përmes një ceremonie zyrtare udhëzuesi “Tourism Doing Business: Investing in Albania.” Ky botim vjen si një punë e përbashkët e Organizatës  Botërore të Turizmit dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit së Shqipërisë që do t’u prezantohet aktorëve dhe palëve të interesuara të industrisë së turizmit”, njofthet për takimin.

 

 

organizata boterore e turizmit

Lini një Përgjigje