TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Prill 2024, 12:36

Sistemi TIMS, Salianji paralajmëron institucionet: Mos falsifikoni protokolle dhe procesverbale!

Shkruar nga Pamfleti
Sistemi TIMS, Salianji paralajmëron institucionet: Mos falsifikoni
Ervin Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nga Komisioni Hetimor Parlamentar foli për hakërrimin e sistemit TIMS.

Ai kërkoi që të ngelej fokusi te objekti që ka ky komision, ndërsa kujtoi thirrjen publike për institucionet. Mes të tjerash ai i bëri thirrje institucioneve që mos të bëjnë falsifikime për këtë çështje.

“Ka një thirrje për institucionet, sidomos për Policinë që të mos falsifikojë proces-verbale apo protokolle apo akte të tjera, që do jenë objekt i këtij Komisioni Hetimor. Unë besoj se një kontribut do ketë edhe nga PS, se dihet se ata e duan shumë reformën në drejtësi.”, tha ai.

Lini një Përgjigje