TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Prill 2024, 13:01

Komisioni për TIMS, Salianji kërcënon socialistët: Do marr një shkop ta mbaj këtu

Shkruar nga Pamfleti
Komisioni për TIMS, Salianji kërcënon socialistët: Do marr
Mbledhja e Komisionit Hetimor për TIMS

Futja e ish-kryeministrit Sali Berisha në listën e dëshmitarëve ka sjellë debate të forta të mbledhjes së sotme të Komisionit Hetimor për rrjedhjen e rë dhënave nga sistemi “Tims”.

Toni Gogu u përplas me deputetin demokrat Ervin Salianji dhe deklaroi se opozita po përpiqet që të bëhet gjyqtari i Sali Berishës.

Por nga ana tjetër, Salianji i tha se ishin vetë anëtarët socialistë që kërkuan dëshminë e Berishës, Bardhit dhe Bashës.

Teksa socialistët po refuzojnë çdo kërkesë të opozitës, kryetari i Komisionit, Ervin Salianji me ironi i përmendi shkopin e bejzbollit për të mbajtur qetësinë në mbledhje.

Kujtojmë që Salianji ishte shfaqur me shkop bejzbolli në selinë e PD pas protestës së grupimit të Sali Berishës.

Më herët gjatë mbledhjes nënkryetari i Komisionit Hetimor, Toni Gogu, i tha Salianjit se ky komision duhet të qëndrojë në shinat e ligjit dhe se ai s'mund të shndërrohet këtu në gjyqtar të Sali Berishës.

"Është në nderin e këtij komisioni dhe të integritetit tuaj që ne të qëndrojmë në shinat e ligjit. Planin e hetimit në zbatim të ligjit e propozojnë ekspertët.

Natyrisht që edhe ne kemi të drejtë të propozojmë thirrje dëshmitarësh", tha Gogu.

salianji kërcënon socialistët komisioni për tims

Lini një Përgjigje