TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Prill 2024, 13:48

“Nxirr armët zoti gjenaral”, Salianji përplaset me deputetin e PS-së: Po e bëni komisionin estradë

Shkruar nga Pamfleti

“Nxirr armët zoti gjenaral”, Salianji përplaset me

Kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, Ervin Salianji ka pasur përplasje të forta me anëtarët socialistë të komisionit të mbledhur sot. Deputeti i PS-së Xhemal Qefali ka ndërhyrë duke ndërprerë disa herë. Salianji akuzoi anëtaret socialistë se e bënë komisionin estradë, si të jetë pazar.

Debati:

(Xhemal Qefalia, deputet i PS ndërhyn pa mikrofon)

Salianji: Gjeneral vetëm armët mund t’i luajmë, me fjalë nuk keni gjë se jeni kaps. Nxirr armët zoti Gjeneral se me fjalë e keni humbur.

Salianji: Merreni procesverbalin… Kjo që bëni ju, përvecc estradës, sepse pjesa tjetër…nuk e merr dot fjalën. Pse e bëni komisionin sikur të jetë pazar.

Gogu: Të paskan tërhequr vërejtje vërtetë? Ore është mërzitur Gazi pse e ke thirrur ti?

Salianji: Jam këtu me këmbët e mia, nuk më ka sjellë njeri, por mos u bëj zhurmues, po kërcen nga belaja.

Gogu: Nuk bëhesh dot gjyqtar i Sali Berishës. Do ta zbresësh nga ballkoni, por nuk e zbret dot ti.

ervin salianji xhemal qefali

Lini një Përgjigje