TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Prill 2024, 14:03

Hetim për TIMS, reagon grupi i Bashës sulmon Rithemelimin: E keni kthyer në komision ‘5D’

Shkruar nga Pamfleti

Hetim për TIMS, reagon grupi i Bashës sulmon Rithemelimin: E keni

Anëtari zëvëndësues i PD në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS, Bledion Nallbati, është shprehur se komisioni hetimor është kthyer në “komision 5D”. Ai tha se Rithemelimi po bën avokatin por sipas tij po gabojnë me pozicionin. Ai u bëri thirrje të bëjnë detyrën që u është ngarkuar.

“Nuk kemi ardhur këtu për të bërë teatër. Maxhoranca bën propozime dhe thotë më pas bëjmë shaka. Nëse këtë e bënkan ekspertët, unë kam propozim që ta bëjmë koncesion dhe zgjidhet problemi. Për mënyrën sesi bëhet koncesioni e dini ju se ia keni marrë dorën.

Komisioni është kthyer në Komision 5D. Ne kemi ardhur të hetojmë institucionet. Pala përballë ka ardhur këtu në palën e avokatit dhe keni gabuar pozicion. Bëni mirë të bëni detyrën që iu ka ngarkuar ky Komision”, tha Nallbati.

bledion nallbati pd

Lini një Përgjigje