
Deputetja e Partisë Demokratike Greta Bardeli tha se mazhoranca socialiste po vijon të zvarrisë çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.
Ajo u shpreh se kanë kaluar plot 15 muaj nga dita kur Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendimin, ndërsa mazhoranca e Edi Ramës e zvarrit çështjen.
“Olta Xhaçka nuk ka deklaruar në ILDKPI statusin e investitorit strategjik që përfitoi me vendimin e Edi Ramës, bashkëshorti i saj, ndërkohë që ishte ministre.
Socialistët po vijojnë të krijojnë barriera për të mbrojtur një ish-ministre të qeverisë Rama. Xhaçka po mbrohet nga kolegët e saj socialistë dhe të përfundojë mandatin pa marrë një verdikt”, tha Bardeli për "Syri Tv".
Sipas deputetes, socialistët sot kërkuan kohë për të hartuar relacionin, 48 orë kohë, më pas do të synojnë për ta zvarritur sa më shumë këtë çështje, përmes procedurave parlamentare, çka do të thotë se po tentohet që ajo të mbyllë mandatin e saj si deputete, në muajt që kanë mbetur deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Bardeli u shpreh se janë 11 mijë m2 tokë në bregdet që ka përfituar bashkëshorti i Olta Xhaçkës dhe kjo është një çështje e faktuar, ndërsa kolegët e ish-ministres po mbrojnë politikisht deputeten.
Lini një Përgjigje