TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Prill 2024, 20:03

Dëshmia e Berishës në Komisionin për ‘TIMS’, Luan Baçi: PS ka frikë nga provat që do të nxirren

Shkruar nga Pamfleti

Dëshmia e Berishës në Komisionin për ‘TIMS’,

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi thotë se socialistët kanë frikë që Sali Berisha të thërritet si dëshmitar në Komisionin Hetimor për TIMS, për shkak të deklaratave të tij që do të merren si prova.

Baçi tha se dëshmitë që Berisha do të japë atje do të merren për provë dhe do të dorëzohen në institucionet gjyqësore.

Sipas deputetit, mazhoranca i trembet edhe daljes së kryeministrit nga ’arresti i shtëpisë’, pasi sipas tij, ata ndihen të ç’armatosur për t’u përballur me të.

“Gjylameti tha se ishte dakord që të thirrej edhe Berisha, edhe Basha, e miratoi Komisioni aty. Nuk thanë se po bënin ironi. Është e udhës që të thirret kushdo. Duhet të pyetet kushdo që ka dijeni dhe njohje. Erdhën sot shumë të organizuar për ta shmangur këtë kërkesë legjitime dhe të kërkonin zgjidhje për ironinë që kishin përdorur.

Nuk e kuptoj dot frikën që kanë dhe sidomos kur u zë në gojë emrin e Sali Berishës. Dhe po u the që do thirret Sali Berisha. Ose po doli Berisha nga banesa ku e kanë mbyllur dhe arrestuar, ata janë thuajse të ç’armatosur dhe nuk dinë si do të përballen.

Informacionet që ka Sali Berisha pak kush mund t’i ketë. Thirrja në një Komision Hetimor Parlamentar janë dëshmi që merren për provë pastaj dhe i shkojnë institucioneve gjyqësore. Berisha nuk përbën rrezikshmëri për prishje provash”, tha Baçi për Euronews.

luan baci komisioni hetimor per tims sali berisha

Lini një Përgjigje