TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Prill 2024, 22:24

Frikë se e spiunojnë, Ilir Meta largon rojet e Gardës/ Ironizon Romeo Kara: As rrobave të veta nuk u beson, do dalë cullak ndonjë ditë!

Shkruar nga Pamfleti

Frikë se e spiunojnë, Ilir Meta largon rojet e Gardës/ Ironizon

Ilir Meta duket se ka filluar sërish nga paranojat. Kur ishte President mendonte se të gjithë ja kishin “me të futur”, teksa duket se tani po bën të njëjtën gjë.

Sot në media ka dal një detaj interesant nga deklarata e tij e bërë në protestën para Bashkisë së Tiranës, ku ka lajmëruar se i ka larguar rojet e Gardës. Sipas ligjit, pas largimit nga Presidenca, secili kryetar shteti ruhet edhe 5 vite të tjera. Por Meta i ka larguar nga frika se gardistë e spiunonin.

Dal në mes të Tiranës pa badigardë dhe që ta dini i kam përzënë badigardët e Gardës së Republikës sepse ata nuk janë punonjës të Gardës së Republikës, ata janë patronazhistë të Rilindjes dhe të këtij sekti të shëmtuar”, tha ai.  

Lidhur me këtë ka reaguar dhe juristi Romeo Kara, i cili ka ironizuar duke thënë: “Paranoja... Kur të dalë cullak ndonjë ditë, se as rrobave të veta nuk iu beson më...".

Lini një Përgjigje