TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Prill 2024, 22:10

Arrestimi i ish-drejtorëve të bashkisë, Erion Veliaj: SPAK nuk më ka thirrur, por i gatshëm të jap sqarime

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i ish-drejtorëve të bashkisë, Erion Veliaj: SPAK nuk

Kryebashkiaku i Tiranës, ka zbuluar nëse është marrë në pyetje nga SPAK lidhur me arrestimin e disa zyrtarëve të bashkisë së kryeqytetit.

I ftuar në emsionin ‘Top Story’, Veliaj tha se nuk është thirrur, por nëse SPAK do e kërkojë, do të shkojë të japë përgjigje.

Kurdo që më thërrasin, jam i gatshëm. Askush nuk më pyeti. SPAK është organizatë shtetërore, patjetër do shkoj. Nuk më kanë thërritur, nëse më thërrasin patjetër që do shkoja se është i shtetit tim. Bashkëpunim total me prokurorinë. Kthejmë përgjigje rekord të plota. Ndonjëherë çojmë më shumë seç duhet. Zelli për bashkëpunim nuk duhet vënë farë në dyshim. Është gjykata që i vërteton këto.

Sot ka pafundësi akuzash, deri më sot shumica janë rrëzuar ose mbyllur. Nëse është e vërtetë do marrin dënimin e merituar. Në bashkinë e Tiranës zhvillohen 1 mijë procedura, 30 ditë në ditë. Ka një gamë të gjerë, edhe prokurorë janë qytetarë të këtij qyteti, në orarin e punës, detyra e tyre është në të gjitha institucionet është të shohin shkeljet, detyra ime është bashkëpunimi. Në këto 10 vite ka pasur tërmet drejtësia”, shtoi Veliaj.

veliaj

Lini një Përgjigje