TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shtator 2024, 19:36

"Drejtësia si AK 47", Bylykbashi: Dënimi i Salianjit, shkop ballit ndaj kujtdo që beson te reforma

Shkruar nga Pamfleti

"Drejtësia si AK 47", Bylykbashi: Dënimi i Salianjit, shkop

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka komentuar dënimin me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit.

Ai e cilëson drejtësinë si AK 47, ndërsa thekson se dënimi i sotëm është prova që Reforma në Drejtësi ishte instrumenti i Edi Ramës për të kapur Drejtësinë dhe për ta përdorur kundër opozitës, pluralizmit, medias, biznesit e kujtdo që e denoncon sistemin e tij kriminal.

Bylykbashi e cilëson si një shkop ballit ndaj kujtdo që ëndërron se reforma në drejtësi do të sjellë begatinë.

“Drejtësia si AK 47

Dënimi i sotëm i deputetit të opozitës Ervin Salianji është prova që Reforma në Drejtësi ishte instrumenti i Edi Ramës për të kapur Drejtësinë e për ta përdorur kundër Opozitës, pluralizmit, medias, biznesit e kujtdo që e denoncon sistemin e tij kriminal.

Ervin Salianji denoncoi dhe për këtë po paguan. Të dënosh një deputet me dy dëshmitarë e prova të sajuara për një kallëzim që nuk e ka bërë kurrë, është treguesi më i qartë se kushdo, edhe një qytetar i thjeshtë, nuk ka më asnjë garanci në këtë vend.

Vendimi i sotëm është shkop ballit për këdo që nanuritet ende në ëndrrën se reforma në drejtësi do të sjellë begatinë. Drejtësia është kthyer në armë kundër Opozitës dhe kundërshtarëve të Edi Ramës.

Çdo reagim i munguar sot është një hap më shumë i kësaj të keqeje drejt pragut të çdo shqiptari”, tha Bylykbashi.

Lini një Përgjigje