
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas konfirmimit të Ramës se dënimi me burg i Ervin Saliajit ka qenë një lojë e pastër politike.
Me një gjuhë të ashpër, Bardhi e cilëson Kryeministrin si të pafytyrë dhe frikacak.
Bardhi shkruan se Rama është kryeministri i vetëm në botë që bën Ministër të Brendshëm vëllain e trafikatit të dënuar për drogë, duke iu referuar ish-ministrit Fatmir Xhafaj.
Ai shprehet se Rama është i vetmi kryeministër në botë që ka vëllain e dyshuar si trafikant droge, ndërsa trimërohet duke keqpërdorur gjykatat për të “frikësuar” e dënuar pa ligj e prova opozitën”.
“Të gënjen mendja se do trimërohesh duke keqpërdorur gjykatat për të “frikësuar” e dënuar pa ligj e prova opozitën.
Ti je Kryeministri i vetëm në botë që bërë Ministër të Brendshëm vëllain e një trafikanti të dënuar droge nga një vend i BE!
Ti je i vetmi Kryeministër në botë që akuzohesh nga zëvendësi yt se ka një koordinator të posaçëm për marrëdhëniet me krimin e organizuar, i cili nesër pritet të emërojë Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Ti je i vetmi Kryeministër në botë që ke vëllain të dyshuar si trafikant droge”, thekson Bardhi.
Në reagimin e tij, Rama e tregon qartë se Salianji po përdoret si “kokë turku”, për tu dërguar një mesazh të gjithëve të tjerëve të bëjnë kujdes kur hapin gojën.
Lini një Përgjigje