TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shtator 2024, 18:06

Apeli dënoi me 1 vit burg Salianjin, Bledjon Nallbati: Rikthim në fuqi i Agjitacion dhe Propagandës!

Shkruar nga Pamfleti

Apeli dënoi me 1 vit burg Salianjin, Bledjon Nallbati: Rikthim në fuqi

Deputeti i PD-së, Bledjon Nallbati e ka quajtur mesazh të qeverisë ndaj denoncuesve të aferave, vendimin e gjykatës për të dënuar me 1 vit burg Ervin Salianjin.

Nallbati tha se vendimi i sotëm ndaj deputetit Salianji nuk është gjë tjetër veçse rikthimi ne fuqi i dënimit për Agjitacion dhe Propagandë.

Ky është një mesazh i qartë për çdo shqiptar. Kush shan Qeverinë shkon në burg. Kush guxon të denoncoje vjedhjen, abuzimin, korupsionin, krimin qeveritar, përfshirjen e anëtarëve të qeverisë apo familjarëve të tyre në krimin e organizuar shkon në burg.

Me këtë vendim çdo shqiptari përfshirë këtu: Politikanë, Intelektualë, Gazetarë, Shoqëri Civile, apo Qytetarë ju është thënë se po folët kundër Partisë Shtet e pret burgu”, shprehet Nallbati.

Lini një Përgjigje