TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Nëntor 2023, 13:23

Dosja ‘Partizani’, Berisha kërkesë deputetëve: Është çështje personale, grupi të mos përzihet

Shkruar nga Pamfleti

Dosja ‘Partizani’, Berisha kërkesë deputetëve:

Ish-kryeministri Berisha në mbledhjen e përjavshme dje me grupin opozitar, deklaroi se dosja e ish-kompleksit Partizani është e montuar dhe se shumë dokumente janë falsifikuar.

Mediat kanë mësuar detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura, ku secili prej demokratëve ka dhënë qëndrimin e tij mbi situatën. Berisha tha se kjo është një çështje personale për të dhe se grupi nuk duhej të përzihej.

“Sa i përket çështjes sime me SPAK, do i përgjigjem çdo pyetje që mund te keni për mua për t’ju dhënë informacion. Por ju them se kjo dosje është e montuar dhe unë me prova e fakte do e ç’montoj, pasi aty ka shumë falsifikime. Dua që kjo çështje të më takojë vetëm mua, është personale dhe nuk dua të përziej asnjë tjetër, as grupin”, tha Berisha.

Po ashtu, Berisha u ndal dhe te çështja e sherrit në Kuvend, i cili u shpreh se deputeti Bledjon Nallbati nuk e goditi kolegun socialist, Vullnet Sinajn.

“Dua te sqaroj këtu se deputeti Bledjon Nallbati nuk e ka goditur deputetin Vullnet Sinaj. Kjo është e vërteta. Nuk mund të këtë seanca normale parlamentare kur ata nuk lejojnë që të kemi një funksionalitet normal. Derisa te plotësohen kërkesat tona, nuk do të këtë jetë parlamentare normale. Nuk mund të pranojmë të poshtërohemi”, përfundoi Berisha.

berisha partizani

Lini një Përgjigje